Modelja britanike që u rrëmbye, u përdhunua dhe u drogua në Itali ka thënë se ndihet e qetë dhe e shfajësuar pasi personi që e mashtroi u dënuar me 17 vite burg.
Chloe Ayling u mashtrua në Itali ku iu premtua se do bënte një xhirim fotografik, por përfundoi e droguar në një shtëpi në fermë.
Herba, një burrë në të 30-at e mbajti atje për 6 ditë në korrik të vitit 2017 dhe filloi të bënte procedura për shitjen e saj.
Ai donte të bënte prostitucion online për 300 mijë euro, por u kap nga policia. Shtetasi polak u burgos pas një gjyqi në Milano ku u konsiderua si i fiksuar pas modeles.
Gjithashtu u shpall fajtor për tentativë zhvatjeje dhe për dokumente të rreme. Kujtojmë se Chloe Ayling u lirua pasi rrëmbyesi zbuloi është nënë e re.