Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka ndihmuar në realizimin e klipit muzikor ‘Drejt Suksesit’, bashkëpunimi mes Alban Skënderajt dhe Noizy-t.
Në një postim të fundit që ajo ka bërë në faqen e saj në Instagram shihet krah dy këngëtarëve. Ajola zbuloi se iu desh të qëndronte 12 orë në diell për të realizuar projektin edhe pse ajo është në muajin e 6 të shtatzënisë.
Por veç komenteve të tjera në këtë postim nuk ka munguar as komenti i bashkëshortit të saj, kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Dream Team. Mos ma mbani çunin shumë ne diell ore”- ka shkruar Veliaj i shqetësuar për bebin në pritje./opinion.al