Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Rama, Veliaj dhe Kumbaro po bëhen gati të shembin Teatrin për të ndërtuar kulla

2018/06/10 at 12:16 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Pagat e vonuara të pedagogëve, Vokshi: Shumë prej tyre në borxhe për të paguar faturat

Partia Demokratike ka denoncuar në nënyrë zyrtare përpjekjen e re që mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, me anë të ministres Mirela Kumbaro dhe Erion Veliajt, të shembin Teatrin Kombëtar.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Albana Vokshi, u shpreh se Veliaj nuk i ka votat në Këshillin Bashkiak, nismën për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zëvendësimin e tij me kulla e ka ndërmarrë vtë kryeministri Edi Rama.

‘Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi’, tha në deklaratën e saj deputetja Albana Vokshi.

Deklarata  e plotë e Albana Vokshit:

Jam këtu në emër të Partisë Demokratike dhe në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Kulturës për të denoncuar veprimet korruptive të Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qëndrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet.

Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Ky është një rast i paprecedent!! Ndërkohë që ekziston një ligj i posaçëm që rregullon këtë proces për realizimin e një projekti sipas procedurës së partneritertit Publik – Privat (ligji nr. 125/2013), Rama ka hartuar një ligj tjetër të posaçëm, që rregullon vetëm një rast individual, një projekt konkret, duke synuar shmangien e rregullave të paracaktuara dhe që kanë si synim mbrojtjen e interesit publik. Pra, qëllimi I vetëm është të realizohet një projekt I klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti.

Ky pr.ligj bën realitet një plan të kahershë, 20 vjecar të Ramës, pasi miratimi i tij nënkupton shembjen e menjëhershme të Teatrit aktual Kombëtar, ndërtimin e Teatrit të ri, shoqëruar me ngritjen e disa kullave të larta, në qendrën historike të Tiranës, për interesa të subjektit privat Fusha sipas një procedure të vecantë, në shkelje të Kushtetutës, dhe legjislacionit në fuqi. Kjo rrëzon të gjitha deklaratat e Ministrit të Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, që projekti ishte vetëm një ide për nisjen e procedurës (një propozim i pakërkuar), dhe se procesi do të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur.

Së katërti, ky pr.ligj tjetërson pronat publike pa transparencë dhe pa një proces konkurimi. Ministrat e Ramës (dhe jo ligji), do të bëjnë vlerësimin mbi tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo vendore për realizimin e këtij projekti I cili do të ketë një process farsë negociimi të  të paracaktuar pa asnjë transparence Në krye të grupit të negocimit ka vënë Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Velia I cili I zhytur në konflikt interesi, do negociojën me partnerin e tij privat “Fusha sh.p.k.”, propozimin e paraqitur nga Fusha shpk, me termat e përcaktuara nga Fusha, dhe në kushtet e urgjencës brenda një afati kohor prej 30 ditësh.

Duke mos patur këtë shumicën prej 3/5 në Këshillin Bashkiak Tiranë që ligji I qeverisjes vendore përcakton, Rama thjesht e shmang atë nga kompetenca që të vendosë për tjetërsimin e pronave në pronësi të Bashkisë Tiranë, me 3/5 e votave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe parashikon që kushtet e kontratës së negociuar të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit në shkelje të nenit 113 dhe 116 të Kushtetutës dhe nenit 54 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat.

Të gjitha këto tregojnë qartë, se Kryeministri Edi Rama ka vepruar në tejkalim flagrant të kompetencave të tij, duke marrë përgjegjësitë e institucioneve të posaçme, që ngarkon ligji nr. 125/2013, për realizimin e një projekti partneriteti publik privat.?

Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, kanë kryer deri në këtë moment, veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që kanë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar, dhe nga ana tjetër i kanë krijuar përfitime një subjekti privat. Kujtojmë këtu që është i njëjti subject privat që dyshohet i ka mbyllur në prokurori Veliajt cështjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në mënyrë tragjike në Landfillin e Sharrës, si dhe ka përfituar dhjetëra mln EURO nga Bashkia për punimet në Sheshin Skënderbej.

Këto veprime dhe mosveprime, përbëjnë vepër penale, dhe organi i prokurorisë duhet të veprojë menjëherë, duke nisur procedim penal dhe vendosur si masë parandaluese edhe bllokimin e cdo veprimi të mëtejshëm mbi realizimin e këtij projekti.

Projektligji është haptazi antikushtetues, mirëpo sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Prandaj Edi Rama e ka eleminuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka bllokuar plotësimin e saj, me qëllim që të grabisë i qetë pronat publike e private.

Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, duhet të hetohen dhe dënohen jo vetëm për “shpërdorim detyre”, por edhe për veprime të dyshuara korruptive, ku prokuroria duhet të dokumentojë motivet ekstraligjore që shtyjnë Kryeministrin, Ministren e Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, që të shkelin ligjin për llogari të përfitimit të një subjekti privat.

Etiketa: KumbaroramaVeliaj


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
53 pako marijuanë të fshehura në makinë. Ndalohet në kufi një familje shqiptare

53 pako marijuanë të fshehura në makinë. Ndalohet në kufi një familje shqiptare

Ku të ushqeheni në Hanoi

Ku të ushqeheni në Hanoi

Pushimet verore 2018/ Ja sa kushton secili nga destinacionet

Pushimet verore 2018/ Ja sa kushton secili nga destinacionet
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com