Stilistja e njohur Victoria Beckham është fotografuar për herë të parë në publik pasi u spekulua se do ti japë fund marrëdhënies 19 vjeçare me bashkëshortin e saj.
Në disa pamje nga Dailymail, 44-vjeçarja u pa duke u larguar nga butiku i një hoteli në Londër.
E veshur plot stil, me këmishë, pantallona dhe taka, Victoria dukej shumë serioze dhe aspak e mërzitur. Kujtojmë se burime pranë tyre kanë mohuar fjalët se duan të divorcohen, por ende nuk ka patur deklarata të tyre.