Donald Trump ka thënë se do të mbështesë përpjekjet e Kongresit për të legalizuar ligjin për konsumimin për prodhimin e marijuanës.
Sot (8 qershor), ai mbështeti senatorin Cory Gardner, një republikan nga Kolorado për të sjellë një projektligj që bën të ligjshme drogën.
Sipas METRO, Trump foli për gazetarët duke thënë: “Unë mbështes senatorin Gardner. E di ekzaktësisht se çfarë po bën ai. Po e mendojmë rastin, por ndoshta do ta mbështes atë”.
Ai foli pasi ka patur tension mes 8 shteteve, përfshirë Kaliforninë dhe Ëashington DC që i kanë legalizuar të rriturve përdorimin e marijuanës. 20 shtete të tjera e përdorin bimën për barna mjekësore./oranews/