Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo është ekonomia e Trump

2018/06/08 at 7:32 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Kjo është ekonomia e Trump

*Stephen Moore dhe Arthur Laffer 


Liberalët duan t’i thurin  lavde Obamës për ekonominë pa e vrarë mendjen për parashikimet e tyre katastrofale në 2016.

Liberalët në SHBA kanë kundërshtuar virtualisht çdo lëvizje të presidentit Trump në lidhje me ekonominë, ndaj sot duket se  nuk janë shumë  rehat ndërkohë që ekonomia është duke ecur  mirë. Vështirë se mund të gjejmë sot një tregues që të japë shenja negative për ekonominë amerikane. Kjo është arsyeja përse e majta sot është e detyruar të argumentojë se ecuria pozitive e ekonomisë së presidencës Trump është në fakt vazhdimësia e politikave të presidencës Obama.

Për këtë mjafton të lexoni librin nga ish këshilltari i Obamës, Ben Rhodes, me titullin “The Word as It Is.” Në libër z. Rhodes citon presidentin Obama i cili u shpreh fare pak çaste pas mbarimit të numërimit dhe daljes së rezultateve që shpallën fitues z. Trump se: “Unë e kam vendosur në binarë ekonominë për të.” Një vetë-falenderim i tillë është përsëritur nga mediat pothuajse 1000 herë që pas lajmit për hapjen e më shumë vendeve të punës se sa numri i të papunëve.

A është e vërtetë kjo? Po, por jo në mënyrën se si z. Obama dhe kundërshtarët e fortë  të presidentit  Trump mendojnë për këtë temë. Si një nga këshilltarët  gjatë fushatës së 2016, ne i thamë zotit Trump shumë herë se ai mund ta çonte SHBA në rrugën e një rritje ekonomike vjetore me 3% deri në 4%. Pas shtatë viteve të një rigjenerimi të dobët që prej Depresionit të madh ne ishim të bindur që ndryshimi i kursit të politikës nga antibiznes në pro biznes do të kishte një efekt të madh stimulues. Për këtë z. Trump ishte dakord dhe është pikërisht ky aksion që  ai ka ndërmarrë  në postin e presidencës.

Obama mund të justifikohet për lavdet që merr për ekonominë  vetëm  nëse pasuesi i tij do të vazhdonte politikat e tij. Ndërkohë që Trump ka përmbysur thuajse çdo gjë të mundshme të politikave të paraardhësit të tij që nga rregullat që vendosi Obama, miratimin e ligjeve të reja që janë e kundërta e asaj çfarë ish presidenti promovoi. Në thelb strategjia ekonomike e Trump nuk qe dhe aq shumë e komplikuar pasi kërkonte që të zhbënte çdo “arritje” të Obamas—që nga rritja e taksave, zgjerimi i politikave të  shtetit social, luftën e SHBA ndaj vendburimeve të naftës e kështu me radhë. Si rrjedhojë,ndryshimi i këtyre politikave solli rritjen dhe gati e  shpërtheu ekonominë njësoj si një send i mbajtur lidhur.

Ish presidentit  Obama i takon të krenohet për një ringritje të ngadaltë dhe të gjatë. Por ajo,qe një ringritje ekonomike tepër e mefshtë që e la vendin pas. “Hapi i rritjes” sonë ekonomike ishte parashikuar- 2 trilion USd deri në 3 trilion USD si output vjetor. Ne ishim të bindur që Trump mund ta kapte këtë boshllëk të krijuar nga rritja e mefshtë e Obamas.

Mos harroni gjithashtu se ekonomistët liberalë qenë të bindur se ekonomia do të shkërmoqej nëse votuesit do të zgjidhnin Trump. Ish sekretari Thesarit, Larry Summers u ankua se “nëse ai do të zgjidhej, unë pres një recesion që do të nisë brenda 18 muajve”. Një muaj përpara zgjedhjeve Washington Post botoi një editorial me titullin “Një president Trump mund të Shkatërrojë Ekonominë e Botës.”

Një financier demokrat, Steve Rattner, paralajmëroi në MSNBC: “Nëse kjo ngjarje e papëlqyer ndodh dhe Trump fiton, ju do shihni një rënie historike të tregjeve me përmasa të frikshme.” Gjatë orëve ku po bëhej e qartë fitorja e Trump, Paul Krugman deklaroi se “Ne me shumë mundësi po shohim recesionin global, që është i pakthyeshëm dhe pa dritë në fund të tunelit.”

Zëra si më lart  pohuan se qe e pamundur që ekonomia e SHBA të shkonte me një rritje 3%. Gjithsesi 18 muaj nën administrimin e Trump, ekonomia është pranë këtij objektivi, pa asnjë recesion në horizont. Duket se rritja prej 3% është e pamundur për të majtën vetëm sepse Obama dhe politikat kejnesiane dështuan për të arritur këtë rritje.

Tentativa e liberalëve, që paralajmëruan katastrofën, për të artikuluar rritjen ekonomike me pretendimin se vjen nga periudha e Obamas është qesharake. Pasi nëse ekonomia dhe tregjet do të pësonin rënie ato do të ishin të parët që do të denoncon Trumponomics si një dështim tragjik.

Në fillim liberalët argumentuan se rritja e madhe ekonomike e 2017 vinte si pasojë e një rritje ekonomike globale të cilën Trump po e shijonte. Por sot rritja ekonomike në Europë dhe më gjerë ka reshtur (Europa ka një rritje ekonomike 0.4%). Ndërkohë që ekonomia e SHBA ka një tjetër rritje ekonomike dhe parashikimi për rritjen e katër mujorit të fundit pritet të jetë 4%.

Arsyeja e fundit përse duhen marrë me rezerva artikulimet se është meritë e Obamas ky shpërthim ekonomik i kohës së Trump është se ekonomia në vitin 2016 nuk po përshpejtonte njësoj siç po përshpejton në 2017 dhe tani. Rritja ekonomike vitin e fundit të presidencës Obama ishte anemike, 1.6%.por ekonomia ktheu pllakë një ditë pasi Trump fitoi zgjedhjet. Punëtorët dhe investitorët e kuptuan që koha e Obamas mori fund duke kuptuar në mënyrë intuitive se gjëra më të mira do të vinin. Besimi konsumator, besimi i biznesit dhe i tregjeve financiare u rrit. Në qershor 2016 vetë 32% e amerikanëve e vlerësuan ekonominë si “mirë” apo “shkëlqyeshëm” ndërsa sot janë 62% e tyre.

Dikur njëri prej nesh (Lafferi) i tha presidentit Reagan : “Zotëri, je me fat sepse paraardhësit e tu kishin politika ekonomike inkompetente- Nikson, Ford dhe Karter” Kështu ka qenë edhe për Trump. Por është ende herët për një përfundim të presidencës së tij dhe ai mund të rrëshqasë. Ne shqetësohemi shumë për  efektet negative të tarifave dhe politikat tregtare. Ai në fakt po përmbys të vetmen gjë që Presidenti Obama kish bërë mirë!

Por qasja e Obamas ndaj taksave, energjisë, rregullave ishte totalisht e gabuar. Në këtë kuptim, ai e ka ndihmuar presidentin Trump që të ketë arritje të mëdha duke i dhënë kështu mundësi të zhbëjë shumë politika të ish presidentit Obama.

*Z. Moore është një kërkues në Heritage Foundationdhe një këshilltar tek Freedomworks. Z. Laffer është kryetar i Laffer Associates. Libri i tyre, “Trumponomics: Inside the America First Plan to Get Our Economy Back on Track,” pritet të dalë në treg këtë vjeshtë nga shtëpia botuese St. Martin’s Press./Përshtatur për Opinion.al



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Qendër për ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria

Qendër për ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria

Pitbulli këput zinxhirin, makth për banorët

Pitbulli këput zinxhirin, makth për banorët

‘Opinion’ thyen rekordin e audiencës me emisionin për fëmijët në nevojë

'Opinion' thyen rekordin e audiencës me emisionin për fëmijët në nevojë
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com