Nje ngjarje e rende ndodhi mengjesin e kesaj te premteje ku nje 31 vjecar i identifikuar si Xhafer Mata qelloi per vdekje nje 19 vjecare, Xhuljeta Çuni. Pas krimit 31 vjecari qelloi dhe veten ndersa ndodhet ne gjendje te rende ne spital.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Autori: Xhafer Mata 31 vjeç nga Kalimashi i Kukesit
Viktima: Xhuljeta Çuni 19 vjece nga Vinjolli, Mat