Gazetarja e “Deutsche Welle” Anila Shuka ka anuluar një intervistë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për shkak se kjo e fundit i kishte vendosur kushte paraprake për të mos e pyetur për Xhafën e Tahirin. E revoltuar gazetarja Anila Shuka ka reaguar në facebook e saj, ku shkruan:
“Sa e besueshme është reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po të kemi parasysh rastet tejet të çuditshme të Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit?
Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së Drejtësisë, në një intervistë që kishim lënë për dje pasdite.
Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë.
Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht”.