Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trashëgimia e protestave të studentëve gjerman nga viti 1968

2018/06/05 at 8:37 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Trashëgimia e protestave të studentëve gjerman nga viti 1968

Për disa muaj, në pranverën e vitit 1968, Evropa ishte në prag të revolucionit. Mobilizimi i studentëve në Itali kulminacionin e arriti në muajin mars, me betejën e Valle Giulias në Romë; në maj, dhuna gjatë protestave në Paris kërcënoi të përmbyste nga pushteti gjeneralin De Gaulle.


Në Gjermani, studentët me orientim të majtë vërshuan rrugët e Berlinit dhe Frankfurtit. Megjithatë, siç argumenton Hans Kundnani në studimin e tij gjithëpërfshirës për trashëgiminë e revolucionarëve gjermanë, një gjë i ka ndarë ata nga kolegët e tyre në shtetet e tjera të Evropës: Aushvici.

Ndjenjës së konfliktit të gjeneratave, e cila ishte në qendër të lëvizjes së vitit 1968, një fuqi të jashtëzakonshme në Gjermani i dha hija e gjatë e periudhës së nazizmit. Studentët gjermanë kishin ndjenjën se ishin rebeluar kundër vetë Hitlerit, kundër përfshirjes së prindërve të tyre në krimet e kryera nga nazistët dhe konspiracionit të tyre pasues të heshtjes.

Nëse Gjermania Perëndimore mbante mbi supet e veta përgjegjësinë unike historike për Holokaustin, atëherë gjenerata e pasluftës në këtë vend nxori përfundime të ndryshme nga kjo. Disa prej tyre, si banda e pamëshirshme, Baaader-Meihof, dhunën e konsideronte si një mjet të drejtë, në betejën e vet kundër kapitalizmit dhe imperializmit amerikan. Të tjerët ishin të mendimit se pacifizmi ishte reagimi i vetëm i drejtë kundër trashëgimisë së historisë gjermane.

Kudnani argumento se lëvizja e vitit 1968 ka pasur një ndikim shumë më të fuqishëm në Gjermani.

Pas tentim atentatit kundër udhëheqësit të studentëve, Rudi Dutschke (njëri nga udhëheqësit e paktë të lëvizjes, të cilët i kishin rrënjët nga Gjermania Lindore komuniste), lëvizja e studentëve në vitet 70 u bë edhe më e dhunshme, duke arritur kulminacionin me daljen në sipërfaqe të figurave të stilit Bonnye dhe Clyde, Andreas Baaderit dhe Gudrun Ensslinit.

Sidoqoftë, në fillim të viteve 80, energjia anarkiste u zbeh dhe revolucionarët në margjina u vendosën në qendër të lëvizjes. Themelimi i Partisë së Gjelbër nënkuptoi se luftëtarët e dikurshëm nëpër rrugë, siç ishte Joschka Fischer, lanë prapa demonstratat dhe iu kthyen demokracisë. Fischer, i cili nën kryesimin e kancelarit Schroder në fund të viteve 90 ushtroi funksionin e zëvendëskancelarit dhe të ministrit të Jashtëm, doli në sipërfaqe si figurë vendimtare dhe Kudnani koalicionin e tij kuqgjelbër me Schroderin e cilëson si kulminacion të lëvizjes së vitit 1968.

Por mesa duket protestat kanë ndikim të madh edhe në ditët e sotme në këtë vend. Ato vazhdojnë me të njejtën vendosmëri dhe janë rezultative. Pas protestave ka edhe antiprotetsa, vështirë është të ndodhin këto në një vend tjetër Europian.

Vetë pak kohë më parë mbështetësit e AfD-së, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani u mblodhën rrugët e Berlinit për të protestuar kundër politikave të Angela Merkel, kryesisht për emigracionin, dhe shumica e tyre ishin sërish studentë si në ’68.

Por, gjermanët e dinë më mirë se kushdo tjetër se politikat ekstremiste e me sfond racist, sidomos ato të djathta nuk të çojnë gjëkundi.

Për këtë, mbi 20 mijë antiprotestues u tubuan po në Berlin për të kundërshtuar pesë mijë protestuesit e AfD-së.

Protestuesit ekstremistë u mblodhën fillimisht në stacionin qendror hekurudhor të Berlinit dhe më pas udhëtuan me flamuj, parrulla dhe këngë patriotike drejt portës së Brandenburgut, pranë godinës së Parlamentit gjerman.

Por, përballë tyre, siç njoftoi policia u vunë rreth 20 mijë antiprotestues kryesisht të rinj, që vë edhe njëherë në dukje konfliktin e brezave në Gjermani.

AfD ka një historik të shkurtër, por të “larmishëm” në politikën gjermane. U themelua në vitin 2013, në kulmin e krizës financiare që kishte prekur gjithë Europën. E shfrytëzoi këtë krizë për të dalë me një program kundër Bashkimit Europian dhe pro shkëputjes prej tij.

Pas fluksit të emigrantëve në vitin 2015 shtylla kryesore e programit të saj ndryshoi menjëherë dhe nga një parti anti-BE u shndërrua në një parti antiemigracion dhe anti-BE gjithashtu.

Ajo që vihet re nga analistët është se mbështetës së kësaj force janë kryesisht gjermanë të moshuar dhe nga ish-Gjermania Lindore. “Demokraci, jo Merkelatorship”, ishin disa nga parrullat e mbajtura prej tyre në duar.

Berlinezët iu kundërpërgjigjën protestës me të paktën 13 antiprotesta të organizuara në pikat kryesore të kryeqytetit.

“Duam që të dëgjohemi dhe të dëbojmë nga këtu fjalimet dhe gjuhën raciste”, thanë antiprotestuesit./opinion.al



Ju sugjerojmë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
“E ka mamin pastruese”, ish-banorja e Big Brother i kthehet moderatores: Injorante, ka vdekur

“E ka mamin pastruese”, ish-banorja e Big Brother i kthehet moderatores: Injorante, ka vdekur

Polici merr shefin në telefon kur gjen 3 të rinjtë që ngritën dronin mbi podiumin e Ramës

Polici merr shefin në telefon kur gjen 3 të rinjtë që ngritën dronin mbi podiumin e Ramës

Degradon sherri/ Moderatorja e çon në Polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt

Degradon sherri/ Moderatorja e çon në Polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com