Vajza 15-vjeçare Xh. Biba braktisi shkollën, pasi do të duhej të sillte në jetë fëmijën. Pas lindjes së djalit, ajo e la atë në shtëpinë e foshnjës në kryeqytet dhe priste dënimin e atij, që i shkaktoi traumën më të rëndë në jetë.
E zhgënjyer nga dënimi që i është dhënë, ajo tregon se në çdo moment përjeton frikë. “Çfarë ligji është ky? Unë ndihem e tmerruar. Nuk e kuptoj dot. Ai do dalë shumë shpejt dhe unë nuk e di si do ta përballoj këtë gjë. Ai të rrijë në burg. 20 vjet të ishte dënuar, 4 vjet burg është shumë pak pasi mua më shkatërroi jetën.
Më duket sikur do ndodhë përsëri e njëjta gjë. Fëmijën nuk e mbaja dot, familja ime s’ka mundësi ta rrisë. Jemi të varfër”, – është shprehur ajo. Ligor Biba u dënua me 7 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit, për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar./Panorama