Këngëtarja e njohur shqiptare i ka tronditur ditën e sotme të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku tregon se teksa ndodhej në Dubai, një femër së bashku me tre persona të tjerë e kanë sulmuar.
Baby Gee ka postuar për fansat një foto të fytyrës së saj, ku dallohen qartë shenja të vrarash. Këngëtarja tregon se pas ngjarjes ka shkuar menjëherë në spital dhe tregon në Instastory emrin e vajzës që e sulmoi.
“Më dërguan në spital pasi u sulmova nga @Iambletagashi, e cila më sulmoi me 3 persona të tjerë me të cilët ishte. Jam shumë e zemëruar që kjo më ndodhi mua dhe dua ta ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja.”
“Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por asnjë femër nuk duhet ta kalojë këtë. Edhe unë kam njerëz, por meqenëse isha vetëm, çfarë duhet të bëja?”- ka shkruar Baby Gee në foton e saj.