Deklarata e Robert Berishës për kunatën e tij, Tuna Sejdi ishte kryefjala e mediave rozë për disa ditë me rradhë. Në studion e emisionit “Rudina”, ai tha se nuk ka asnjë kontakt me partneren e të vëllait dhe nuk do që të ketë në të ardhmen.
“I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje”, tregoi Roberti duke iu referuar ditëlindjes së parë të nipit.
Mirëpo si është marrëdhënia mes dy vëllezërve pas deklaratës “bombë” të Robert Berishës?
Duket se asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre! Ata vijojnë të gëzojnë një lidhje të ngushtë dhe takohen normalisht me njëri-tjetrin. Në një video të postuar në profilin e tij në “Instagram”, Robert Berisha shfaqet duke filmuar performancën e Patrisit, teksa luan në instrument në filarmoninë e Kosovës.