Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DASH për Shqipërinë: Nuk janë kthyer pronat objekteve fetare të konfiskuara në komunizëm

2018/05/29 at 6:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
DASH për Shqipërinë: Nuk janë kthyer pronat objekteve fetare të konfiskuara në komunizëm

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.


Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me të kaluarën.

Raporti nënvizon se Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria, thuhet mes tjerash në raport, ka legalizuar 41 xhami gjatë vitit, krahasuar më 137 një vit më herët, gjashtë në vitin 2015 dhe asnjë në vitin 2014.

Grupet fetare raportuan se Agjencia për Trajtimin e Pronave (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë periudhës së komunizmit dhe ka miratuar vetëm një kërkesë për kompensim. ATP-ja tha se qindra kërkesa janë në pritje të ndryshimit të ligjit të pronës përpara se ato të zgjidhen

Presidenti, Ilir Meta, i dha shtetësinë Arqipeshkopit të Kishës Autoqefale Ortodokse, Anastasios, duke thënë se “ai e kishte ripërtërirë kishën pas komunizmit”. Ndërsa vendimi i tij u mirëprit nga autoritetet greke, ai nxiti regime të përziera politike në Shqipëri.

Në raport thuhet se ndërmjet muajve Janar dhe Maj, qeveria trajnoi 29 mësues në 15 shkolla si pjesë e një projekti provues arsimor për të ndihmuar parandalimin e radikalizmit dhe për të nxitur tolerancën fetare. Megjithatë, zbatimi i plotë i programit ngeci në muajin maj dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

Këshilli Ndërfetar, një forum i udhëheqësve fetar të vendit për të diskutuar shqetësimet e përbashkëta, është mbledhur tre herë ndryshe nga një vit më parë kur nuk ishte mbledhur fare. Komuniteti Islamik në Shqipëri është kritikuar në mediet sociale për “një fyerje të perceptuar” ndaj (Gjergj Kastriotit) Skënderbeut, heroit kombëtar mesjetar të shqiptarëve me rastin e kremtimeve për festën e Bajramit.

Raporti flet për angazhimin e ambasadës amerikane për të nxitur zyrtarët qeveritar që të zgjidhin çështjen e pronave të grupeve fetare, arsimimin e të rinjve me theks në diversitetin fetar, forcimin e grave në bashkësitë fetare, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet e shkëmbimeve me theks në tolerancën fetare.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët sunni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind, dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.

Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2016, grupet fetare, organizatat dhe fondacionet kanë 125 shoqata dhe fondacione të lidhura me 116 institucione arsimore, përfshirë universitetet, shkollat fillore dhe të mesme, institucionet parashkollore, kopshtet, shkollat profesionale dhe jetimoret.

Katër bashkësitë kryesore fetare thanë se mbështetja e tërësishme qeveritare për to mbetet 109 milionë lek (986 mijë dollarë), njësoj siç ishte edhe në vitin 2016.

Gjatë një vizitë në muajin maj, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e besimit, Ahmed Shaheed, krahas vlerësimit të përpjekjeve të qeverisë për të mbrojtur liritë fetare, i bëri thirrje qeverisë që të punojë për kthimin e pronave. Ai tha atëbotë se “Shqipëria është model i harmonisë fetare”, por bëri thirrje për ruajtjen e saj.

Në muajin Tetor, theksohet në raport, parlamenti miratoi ligjin e ri mbi pakicat që do të ofrojë mbrojtje shtesë për të drejtat e pakicave përfshirë edhe lirinë e besimit. /VOA

 

Etiketa: dashkonfiskimi ne komunizemobjektet fetarepronatshqiperia


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Dëshmitari X kërkon azil në Kosovë: Në Shqipëri do më vrasin

Dëshmitari X kërkon azil në Kosovë: Në Shqipëri do më vrasin

Sergio Ramos i shpëton dënimit nga UEFA

Sergio Ramos i shpëton dënimit nga UEFA

Testoni personalitetin tuaj : Përgjigjia që do të zgjidhni tregon karakterin

Testoni personalitetin tuaj : Përgjigjia që do të zgjidhni tregon karakterin
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com