Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët gjermanë e holandezë flasin për Shqipërinë: Nuk është gati për tu anëtarësuar në BE

2018/05/28 at 6:53 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputetët gjermanë e holandezë flasin për Shqipërinë: Nuk është gati për tu anëtarësuar në BE

Eurodeputetja Kati Piri dhe drejtuesi i partisë PVDA-së në Holandë, Lodewijk Asscher, shprehen se Shqipëria nuk është gati për tu anëtarësuar në BE.

Lidhur me këto deklaratë, kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se “kjo është e vërtetë”, por më ai e vlerëson hapjen e negociatave si “një hap të parë dhe shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma”.
Në qëndrimin e tij të shprehur më 15 maj në holandeze “De Volkskrant”, Lodewijk Asscher, thotë se “Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në”, dhe pas këtij qëndrimi ka reaguar kryeministri Rama.

Ai thotë se në këtë artikull, Asscher numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Dhe sipas kreut të qeverisë shqiptare, “kjo është e nevojshme”.

Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqëndruar te rezultatet. Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Hollanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.

Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen. Duke punuar së bashku, në Shqipëri, në rajon, dhe me miqtë tanë në Europë, për t’u siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë ndryshe: është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë. Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare.

Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore. Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Holandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë. Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.

Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës”.

Shkrimi i plotë: https://www.volkskrant.nl/columns-opinie/minister-president-albanie-toe-willen-treden-tot-eu-dwingt-juist-hervormingen-af-~b5d37a3f/

Etiketa: anetaresimi ne BEdeputetet gjermaneholandezenuk eshte gatishqiperia

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Iniesta: Real Madrid u përpoq të më transferonte

Iniesta: Real Madrid u përpoq të më transferonte

Aksident/ Furgoni përplas 10 vjeçaren, arrestohet shoferi

U hodh nga kati i 4 i pallatit, humb jetën 35-vjeçarja

Messi: Brazili, Spanja dhe Gjermania janë favoritët në Botërorin ‘Rusi 2018’

Messi: Brazili, Spanja dhe Gjermania janë favoritët në Botërorin ‘Rusi 2018’

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com