Një nënë e re e cila fotografoi djalin e saj në makinë të rrobave dhe u filmua duke e hedhur atë në tokë sikur të ishte një kukull, është duke u hetuar nga policia.
Për Courtney Sewart, nënën që e keqtrajtoi djalin e saj 2 vjeç e gjysmë Caleb, që vuan nga Sindromi Daun, u raportua në Daily Record.
Stewart postoi në Facebook një fotografi të foshnjës ku shihej brenda makinës larëse të rrobave.
Ai mund të shihet brenda makinës larëse përmes derës.
Më pas dolën edhe disa pamje të cilat e shfaqnin nënën duke e hedhur djalin e saj me fytyrë për tokë dhe duke e tërhequr atë zvarrë.
E gjithë ngjarja ndodhi në Renfreshwire, një vend në Britani.
Stewart u paraqit para një gjykate, pasi e keqtrajtoi djalin e saj.
Në një seancë gjyqësore më 8 korrik, ajo u deklarua e pafajshme ndaj akuzave për keqtrajtim.
Pas kësaj, ajo u paraqit në një televizion dhe kërkoi falje për veprimet e saj.
Ajo tha se gabimi më i madh ishte që e postoi fotografinë në Facebook.
Gjatë intervistës në TV, ajo tha:
“Çdo ditë bëj gabime si nënë, çdo ditë, të gjithë bëjnë, dhe mësoj nga këto gabime çdo ditë”.