Anxhela Peristeri, është njëra ndër këngëtaret më simpatike shqiptare dhe gjithnjë e ka dalluar doza e saj e sinqeritetit në intervista.
Këngëtarja e ftuar mbrëmë në emisionin e Alban Dudushit në Top Shoë Magazine, ka rrëfyer momente nga jeta e saj në Greqi.
Përveç të tjerash, Anxhela tregoi se kishte punuar për 6 muaj me Eleni Foureirën, këngëtaren më origjinë shqiptare e cila këtë vit përfaqësoi Qipron në Eurovizion duke zënë vendin e dytë në këtë garë të madhe.
Por jo vetëm kaq Anxhela ka rrëfyer se ka rrahur edhe dy grekë vetëm se i kishin sharë Shqipërinë.
Në fakt ka qenë Albani ai që i ka thënë se Anxhela jo vetëm që nuk ndërroi origjinën por ka rrahur edhe dy grekë.
“Jo grekë, greke, sepse fillimit e mia ne Greqi ishin jo të mira duke qenë se paragjykohesha nga origjina ime. Një ditë më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime”.
“Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë, po të ndodhte tani nuk do e bëja”, ka thënë Anxhela, duke shkaktuar edhe të qeshura. /Prive.al