Një konflikt mes një grupi adoleshentësh në Durrës, ka degjenuar në nxjerrjen e thikave nga ana e të rinjve. Si pasojë mësohet se është plagosur rëndë me thikë një i ri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 pranë një lavazhi, ndërsa ende nuk dihet gjë për autorët.
I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendgjarje për të hetuar shkaqet.