Ditën e djeshme, deputeti i Partisë Socialiste, dhe njëherësh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe nxorri jashtë dy gazetare, pasi sipas tij kishin shkelur etikën. Erion Braçe u revoltua shumë kur pa duke qeshur dy gazetaret, Marsela Karapaço dhe Esiona Konomi, dhe nuk ngurroi t’i nxirrte menjëherë përjashta. Edhe pse nga Opozita u kundërshtua veprimi i tij, duket se deputeti as nuk ka ndërment të tërhiqet nga kjo sjellje. Në një reagim të tijin Braçe shkruan:
Nuk i kerkoj ndjese kerkujt kur; zbatoj rregulloren e Kuvendit dhe garantoj solemnitetin e institucionit ku punoj. Ta kerkoj kush te doje, nga gazetarja ne fjale, partia e saj, fytyra femerore (?!!!) e njeheresh mashkullore me e korruptuar e Kuvendit apo rrugaci me para shume! Kjo eshte Rregullore per Akreditimin, Akomodimin dhe Orientimin e masmediave prane Kuvendit te Shqiperise.
Eshte miratuar e pranuar me e nga keta gazetare. Nese ndonjeri apo ndonjera nder ta nuk do ta zbatoje, atehere e zbatoj une. Perseri!
Por nëse kthehemi pas në kohë, vetë Braçe e ka thyer etikën në Parlament në shumë raste, pasi në nerva e sipër ka sharë dhe ofenduar e fjalor banal kolegët kundërshtarë. Pamjet e mëposhtme kujtojnë edhe momentin ku disa vite më parë, Braçe dhe Doshi të revoltuar shajnë e shfryen sikur të ishin në një lokal lagjeje, dhe jo në një institucion serioz që ka vëmendjen e gjithë shqiptarëve/Opinion.al