Të jesh personazh publik, kërkon shumë kurim për sa i përket imazhit. Vajzat e televizionit i shohim çdo ditë të kuruara në pamjen e tyre, sa ndonjëherë harrojmë që edhe ato janë njerëz si të gjithë ne. Mirë po Ronela Hajati, i ka sfiduar të gjitha, duke publikuar një foto në të cilën shfaqet ujë dhe sapun.
“Nëse e shihni këtë fytyrë përreth sigurohuni ta njihni, jam unë… sepse e tillë jam çdo ditë”, ka shkruar ajo në foto. E në fakt ajo duket mjaft simpatike edhe kështu natyrale.