Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Podujevës në Kosovë, ku një rrrëqebull është zënë me kurth në një fshat. Por personi që e ka kapur mund të rrezikojë shumë nëse konfirmohet se ai e ka vrarë kafshën e cila mbrohet me ligj në Kosovë.
Agron Shabani ka dhënë tri versione për kafshën e cila cilësohet tepër e rrallë në Kosovë.
Fillimisht ai ka thënë se e ka shitur, pastaj e kanë vrarë dhe në fund ka thënë se kafsha ka ikur.
Për gjithë këto veprime Shabani rrezikon të dënohet me tri vite burgim, kjo për shkak se ai dyshohet se ka vrarë një kafshë të egër e cila është e mbrojtur me ligj.