11 mijë policëve gjatë muajit të fundit iu kërkua që të plotësojnë 3 formularë për procesin e vetingut. Ky proces nuk prek drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, përfshi edhe ministrin Fatmir Xhafaj, por si do të ishte përgjigjur Xhafaj nëse vettingun që e hartoi vetë për policët në vartësi të tij, ta plotësonte i pari?
Pjesa më e madhe e formularit ka të dhëna teknike dhe proceduriale, të cilat nuk janë përcaktuese për qendrimin, apo largimin nga detyra të policëve. Por, çështja komplikohet te pyetjet që lidhen me njohjen e policëve me persona të inkriminuar.
“A jeni në dijeni që një nga anëtarët e familjes tuaj ka patur kontakte të papërshtatshme me persona të përshfirë në krimin e organizuar?”, janë një pjesë e pyetjeve të formularit.
Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj rezulton të jetë dënuar me mbi 7 vite burgim në Itali, me akuzën e trafikur të drogës.
“A keni patur kontakte të papërshtatshme në formën e një takimi, komunikimi elektronik, ose cfarëdolloj mënyre tjetër takimi i qëllimshëm, me një ose më shumë persona të përfshirë në krim të organizuar, që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës?”, vijohet në formular.
Gjatë kohës që zoti Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm ka komunikuar me të vëllanë që ende nuk e ka vuajtur dënimin e dhënë.
“A jeni në dijeni se një person i familjes suaj, ka pranuar ose shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri, me një person të përfshirë në krimin e organizuar?”, pyet formulari policët e thjeshtë.
Përgjigjja me “PO” e këtyre pyetje do të jetë fundi i karrierrës në Policinë e Shtetit për këdo punonjës.
Komisionet kanë nisur verifikimet për policët e thjeshtë, ndërsa ministrin Xhafaj nuk e prek direkt ligji. Por, nga një verifikim i thjeshtë, vXhafaj nuk do ta kalonte vettingut që hartoi vetë./Burimi: T.CH