Një ngjarje shokuese ka ndodhur një një ‘reality show’ në Francë, ku vajza Herve Renard, trajner i Marokut , Candide Renard, 21-vjeç, është shprehur se një konkurent e ka përdhunuar.
21-vjeçarja po merrte pjesë në Francë, në sezonin e fundit të ‘Koh-Lanta’, format i ngjashëm me “Survivor” dhe “Ishullin e të famshmëve”.
Vajza, siç shkruajnë mediat franceze, bëri denoncim në polici, duke thënë se ishte përdhunuar nga një konkurrent tjetër gjatë transmetimit.Menjëherë pas kësaj programi u ndërpre, ndërsa e reja e cila për të marrë pjesë në reality shoë, ishte transferuar në ishujt Fiji, u rikthye sërish në Francë. I njëjti reality show u ndërpre edhe në vitin 2013, pas vdekjes së një konkurrenti, si pasojë e një arresti kardiak.