Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda, ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Akuzat e tij për “trafik ndërkombëtar droge”, janë finalizuar me këtë vendim pas 7 muajsh. Vetëm disa ditë më parë, Tahiri hoqi dorë nga mandati i tij i deputetit, duke i lënë rrugë drejtësisë ta gjykojë si qytetar i lirë.
Por ditën e sotme, Tahiri mesa duket ka shijuar orët e fundit të lirisë. Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, në momentin kur autoritetet kanë shkuar drejtë banesës së tij, për t’i komunikuar vendimin, Saimir Tahiri ndodhej i ulur në një lokal pranë lagjes së tij i ndodhur nën shoqërinë e miqve të dhe të afërmve të tij.
Më pas aty është gjendur edhe avokati i tij Maksim Haxhia. Tahiri më pas ka dalë jashtë lokalit, dhe është përshëndetur me njerëzit aty. në banesë ndodhen dy prokurorë të krimeve të rënda, ndërsa Tahiri i ka hipur makinës për të shkuar drejtë banesës së bashku me avokatin Haxhiaj./Opinion.al