Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. Në një prononcim për News24, ambasadori amerikan del kundër kryeministrit Edi Rama dhe thotë se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj.
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”. Ky është mesazhi i drejtpërdrejt i bërë publik sot nga ambasadori amerikan Lu.
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha se historia e vëllait të ministrit është e sajuar nga PD dhe se nuk ka asgjë të vertete. Ai u mbrojt pas emrin të ambasadorit, duke thene se po të kishte ndonje probleme do kishte reaguar Donald Lu.
Rama të enjten në parlament: Nëse do kishte përgjegjësi (ministri) besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme bindjen tim që përpara se të flisnin këta (PD), do fliste ambasadori amerikan, Donal Lu do kishte folur BE, do kishin folur ata të cilët nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur, dhe as kanë çfarë të thonë fare. Se është fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë. A mund ta përfytyrojë kush që nëse do të kishte një fije të vërtetë për lëvizjen e kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda do kishte dalë miku ynë i shtrenjtë i njohur si i kudondodhuri i gjithë proceseve në reforma për të vënë drejtësi në këtë vend. Nuk diskutohet”.