Dorëheqja e Saimir Tahirit, i hap rrugë rikthimit të Spartak Brahos në Parlament, ose siç njihet me nofkën “Baba Taku”. Ky i fundit, ka qenë për vite deputet herë me LSI e herë me PS.
Vitin e shkuar PS ia vendosi emrin shumë poshtë në listën e kandidatëve ndaj nuk arriti të hyjë, por gjithsesi Rama e mori këshilltar të tij për çështjet e parlamentit. Sot, KQZ mbidhet në orën 13:00 për të shqyrtuar projekt-vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë për plotësimin e vakancës, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Sajmir Tahirit.
Spartak Braho ka deklaruar se do ta pranojë mandatin. Siç ka thënë vetë në fillim kishte dilema, por më pas është bindur për tju rikthyer jetës parlamentare. Në një lidhje telefonike për TCH, ai shprehet kështu: “Pa dyshim që do ta pranoj. Nuk kam arsye pse të mos e pranoj. Kam që në vitin 1996 që jam prezent në listat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe deputet i saj në dy legjislaturat e fundit. Kam patur dilema në fillim, por sa kohë që aty qëndron Sali Berisha, pse të mos shkoj dhe unë”.