Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me udhëheqësin më të vjetër në botë, ja në cilin vend ndodhet

2018/05/10 at 6:25 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihuni me udhëheqësin më të vjetër në botë, ja në cilin vend ndodhet

Mahathir Mohamad pritet të zgjidhet kryeministër i Malajzisë, ai është 92 vjeç dhe do të jetë udhëheqësi më i vjetër në botë.

Mahathir Mohamad u kthye nga pensioni, ai u bashkua me opozitën dhe mundi kryeministrin e deritashëm, Najib Razak, i përfshirë nga akuzat për korrupsion.

Pas një fitoreje befasuese në vazhdën e një fushate të ashpër zgjedhore, Mahathir Mohamad përgatitet të marrë në duar frerët e qeverisë malajziane, duke u bërë njëkohësisht udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur i botës.

Mohamad, 92 vjeç, kishte dalë në pension, por vendosi të rikthehet në skenën politike të vendit duke kaluar në anën e opozitës, për të goditur prej aty njeriun që dikur ishte i preferuari i tij, Najib Razak, sot i akuzuar për korrupsion.

Fitorja historike e 92-vjeçarit përmbysi koalicionin “Barisan Nasional” (BN), i cili ka qenë në pushtet që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1957.

“Po, po, jam ende gjallë”, u shpreh Mahathir gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi se koalicioni i tij nuk do të kërkojë shpagim, por thjesht rikthimin e sundimit të ligjit.

Rritja e kostos së jetesës dhe akuzat e korrupsionit të shtrira në kohë ishin ato që ndikuan votën e shumicës së elektoratit, i cili zgjodhi kështu t’i largohej Najibit dhe ekzekutivit të tij dikur të palëkundshëm.

Mahathir ka qenë kryeministër i vendit dhe udhëheqës i “Barisan Nasional” për 22 vite, nga 1981-shi deri kur vendosi të tërhiqej në 2003-shin.

Nën drejtimin e tij, Malajzia u kthye në njërin prej “tigrave ekonomikë” të Azisë, por ai ishte gjithashtu edhe një figurë autoritare që përdorte ligjet kontroverse të sigurisë për të bllokuar kundërshtarët e tij politikë.

Situata e krijuar i ka shtyrë njerëzit ta votojnë sërish, e tani premton të garantojë faljen e ish-zëvendësit të tij të burgosur për korrupsion, duke i hapur kështu rrugën e rizgjedhjes./Opinion.al

Etiketa: Mahathir Mohamadudheheqesi me i vjeter ne bote

Ju sugjerojmë

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt

2 Tetor, 2025 11:07 am
Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë
Kryesore

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

2 Tetor, 2025 11:04 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Mbyllja e qeverisë, Shtëpia e Bardhë lajmëron largime masive nga puna

2 Tetor, 2025 10:58 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

2 Tetor, 2025 10:42 am
Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë
Bota

Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë

2 Tetor, 2025 10:01 am
Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës
Bota

Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës

2 Tetor, 2025 9:03 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 7:57 am
Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Para
Gazetari italian: Elseid Hysaj ka arritur marrëveshjen me Paris SG

Gazetari italian: Elseid Hysaj ka arritur marrëveshjen me Paris SG

Video/ Jonida Maliqi i rikthehet muzikës, publikon projektin e ri

Video/ Jonida Maliqi i rikthehet muzikës, publikon projektin e ri

Interi arrin marrëveshje me De Vrij

Interi arrin marrëveshje me De Vrij

TE FUNDIT

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt
2 Tetor, 2025

Mbahet këtë të enjte në Danimarkë takimi i Komunitetit Politik Europian, takim ky, i cili bën bashkë 45 liderët nga...

Lexo më shumë

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë
2 Tetor, 2025

Nga samiti i shtatë i Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagë, kryeministri Edi Rama ka dhënë disa mesazhe...

Lexo më shumë

Mbyllja e qeverisë, Shtëpia e Bardhë lajmëron largime masive nga puna

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Tetor, 2025

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se shkurtimet masive të punonjësve federalë në SHBA do të fillojnë brenda dy ditësh, ndërsa ligjvënësit...

Lexo më shumë

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
2 Tetor, 2025

Policia e Shtetit dhe SPAK po zhvillojnë një operacion në Durrës. Mësohet se operacioni ka për objekt dy grupe kriminale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com