Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paris-soir (1935) : Aleksandër Moisiu dhe “Unaza Iffland”, fundi i një tradite shekullore që prej kohës së Gëtes

2018/05/10 at 10:06 AM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Paris-soir (1935) : Aleksandër Moisiu dhe “Unaza Iffland”, fundi i një tradite shekullore që prej kohës së Gëtes

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2018


Paris-soir ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1935, në faqen n°9, një histori tepër të veçantë, në lidhje me Aleksandër Moisiun (1879 – 1935).

Bëhet fjalë për një unazë, e cila trashëgohej në Gjermani brez pas brezi deri në momentin e ndarjes nga jeta të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare.

Kujt i përkiste kjo unazë në fillim ? Cili ishte personi që i dha fund kësaj tradite ? Po me unazën, çfarë u bë ?

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, tekstin e plotë gazetës franceze :

“Një artikull i shkurtër i botuar në shtyp njoftoi kohët e fundit vdekjen, në Vjenë, të Moisiut, aktorit më të madh gjerman, të cilin parizienët e duartrokitën pak vite më parë në skena të ndryshme të kryeqytetit.

Vdekja e Moisiut godet me një gur të zi historinë artistike dhe teatrore gjermane, jo vetëm për faktin e zhdukjes së aktorit të madh, por  dhe për pasojat kurioze në vijim.

Në fakt, me rastin e kësaj vdekje mori fund përgjithmonë një traditë shekullore, ajo e unazës së Iffland-it. August Vilhelm Iffland (1759 – 1814) ishte, në kohën e Gëtes (1749 – 1832), artisti dhe autori më i admiruar i Gjermanisë. Zonja De Staël ka thënë për të : “Është e pamundur të bartësh më tej origjinalitetin, entuziazmin komik, dhe nuk besoj se ne kemi parë në Teatrin Francez një talent kaq të kompletuar dhe të papritur se ai.”

Me pak fjalë, Iffland-i la trashëgimi një nga unazat e tij, që të përcillej nga aktori më i mirë gjerman, që do ta zëvendësonte, atij, që ai do ta konsideronte si zëvendësuesin e tij në artin dramatik. Kjo traditë vazhdoi dhe unaza kaloi nëpër duart e shtatë aktorëve të famshëm për të përfunduar në gishtin e Albert Basserman (1867 – 1952), si një lloj vlerësimi artistik.

Albert Bassermann, i cili është 70 vjeç (68 vjeç), në fakt nuk është i panjohur për ne, sepse një film vjenez, “Dashuria e Fundit”, për të cilin ai është një nga interpretuesit kryesorë, po shfaqet aktualisht në një ekran parizien.

Atij i përkiste kujdesi delikat që të linte trashëgimi unazën e Iffland-it. Cili do të ishte fatlumi i zgjedhur ? Tashmë, disa emra qarkullonin, por…

Por Albert Bassermann mori pjesë në ceremoninë mortore të Moisiut, aktorit çifut gjerman të strehuar në Austri. Në momentin e vendosjes së arkivolit, ai hodhi unazën e famshme mbi trupin e të ndjerit.

– Skena gjermane vdiq ! – tha ai. Unë nuk do t’ia jap askujt këtë unazë.

Dhe ja se si ky premtim, i cili përjetësonte traditën e artit “të pastër” gjerman, tani e tutje i është besuar rojes së përjetshme, por vigjilente të Moisiut jo-arian.”

Christian Godefroy

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1935-aleksander-moisiu-dhe-unaza-iffland-fundi-i-nje-tradite-shekullore-qe-prej-kohes-se-getes/



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Pse femrat i adhurojnë fjalët e ëmbla? Është e shpjeguar shkencërisht

Pse femrat i adhurojnë fjalët e ëmbla? Është e shpjeguar shkencërisht

Lëviste pa patentë dhe sulmon policinë, pranga 20-vjeçarit në Itali

Vritet në pritë 22-vjeçari shqiptar në Itali

Dua Lipa bën fansat e saj në Azi të flasin shqip

Dua Lipa bën fansat e saj në Azi të flasin shqip
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com