Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj: Ç’punë kam unë ç’ka bërë im vëlla 15 vite më parë

2018/05/09 at 7:37 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhafaj: Ç’punë kam unë ç’ka bërë im vëlla 15 vite më parë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të mërkurën, deklaroi se akuzat e Partisë Demokratike për vëllain e tij janë baltosje, pasi ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në vitin 2002 dhe procesi gjyqësor është kryer gjatë periudhës kur në pushtet ishte PD-ja.


Xhafaj tregoi se autoritetet italiane nuk kanë kërkuar dhe as dërguar asnjë shkresë zyrtarisht për këtë çështje.

“Vendimi i gjykatës italiane i gjendur lehtësisht sot ka ridalë sot”,-citohet nga deklarata e Xhafës.

Kjo deklaratë ka ardhur, pasi Partia Demokratike, publikoi disa prova, sipas të cilave vëllai i Xhafës është dënuar për trafik droge në Itali, duke u dënuar atje me 7 vite burg.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ministri i Brendshëm është në dijeni që vëllai i tij Agron Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim i dhënë, duke jetuar i lirë nga 2013 e në vijim në Shqipëri, ku i vëllai ishte i pushtetshëm.

Deklarata e plotë e Xhafajt:

Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila ka më shumë se 15 vjet që e sjell dhe e risjellë në vëmendje të publikut këtë çështje!! Dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politike u duhet të luftojnë me baltë, çka nuk luftojnë dot me argumenta në punën time, si dje gjatë reformës në drejtësi ashtu edhe sot si Ministër i Brendshëm.

Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm.

Dhe mesa duket unë nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të ripërsëris veten në lidhje me riprezantimin e kësaj akuze.

Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të.

Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje.

Nuk kam se çfarë t’i shtoj më shumë atyre çfarë unë kam thënë publikisht në lidhje me këto akuza se sa unë kam thënë në 2002, 2005, 2010, 2016 dhe 2017.

Gjithkush i interesuar gjen në këto deklarime qëndrimin tim koherent në lidhje me këtë çështje.

Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerzëve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qënë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij.

Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin.

 Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua! Këtu jam dhe do jem, një qytetar i vendit tim që kurrë nuk ka shkelur e nuk do të shkelë ligjin, as për llogarinë time dhe as për llogarinë e të afërmve apo të njohurve të mi. Të tjerat janë politikë e llojit më të ulët dhe nuk janë puna ime.”

 

 



Ju sugjerojmë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

5 Shtator, 2025 8:34 am
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shtator, 2025 7:54 am
Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
Para
E ftoi në emisionin e saj, nëna e Ledrit tregon eksperiencën: “Ka qenë një tmerr”

E ftoi në emisionin e saj, nëna e Ledrit tregon eksperiencën: "Ka qenë një tmerr"

Legjenda e Real Madrid: Ndaj Liverpool do ta kemi shumë të thjeshtë fitimin e Champions League

Legjenda e Real Madrid: Ndaj Liverpool do ta kemi shumë të thjeshtë fitimin e Champions League

Tërheqja e Trump nga marrëveshja bërthamore, deputetët iranianë djegin flamurin e SHBA

Tërheqja e Trump nga marrëveshja bërthamore, deputetët iranianë djegin flamurin e SHBA
















TE FUNDIT

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
5 Shtator, 2025

Është arrestuar në Republikën Domenikane, shtetasi shqiptar Vilson Pepa, i njohur ndryshe si anëtarë i grupit kriminal që trafikonte drogë...

Lexo më shumë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
5 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të...

Lexo më shumë

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
5 Shtator, 2025

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, figurës së njohur botërisht për përkushtimin e saj ndaj më të varfërve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
5 Shtator, 2025

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com