Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur. Sipas mediave greke, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar i dehur, humbi kontrollin dhe përplasi dy makina në aksin rrugor Athinë – Pire. Për pasojë, kanë humbur jetën dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç që udhëtonin, kurse u plagos një grua shqiptare 35-vjeçare, shofere e automjetit të dytë. Ajo është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas policisë greke, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin kishte konsumuar alkool në masën 0.50 miligramë, ndërkohë që limiti është 0.10. Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e aksidentit të frikshëm.