Jo çdo muze amerikan mund të ofrojë portretizimin e Egjiptit të lashtë si Muze i Historisë Natyrore në Çikago.
Ndër shumë objekte të tjera që gjenden në këtë muze, aty është edhe një bust i çuditshëm i një gruaje, 3000 vjecar i vjetër. Është një figurë gëlqerore me sy të spikatur, dhe me hundë të ‘humbur’
Kjo vepër ju ngjason njerëzve aq shumë me Michael Jacksonin. Kur Mbreti i Popit vdiq në vitin 2009, fansat thuhet se filluan të vijnë në muze vetëm për të parë këtë pjesë të veçantë.
Busti kishte qëndruar në cepin e tij të muzeut për shumë vite, të paktën dy dekada përpara se të vdiste Jackson, porse nuk tërhoqi shumë vëmendje para vdekjes së ikonës muzikore.
Zyrtarët e muzeumit kanë konfirmuar pretendime të tilla.
“Njerëzit po vijnë nga mbarë vendi për të parë statujën dhe për të krahasuar ngjashmërinë e saj me mbretin e pop”, komentoi drejtori i muzeut.
Detajet rreth origjinës së bustit janë të pakta, por arkeologët pajtohen se është kjrijuar në Periudhën e Re të Mbretërisë së lashtë të Egjiptit, e cila u shtri nga 1550 në B.C. në 1050 B.C.
Kjo do të thotë se busti ishte krijuar kur Egjipti ishte nën mbretin Tutankhamun, ose ndoshta kur mbretëronte mbreti Ramesses II. Megjithatë, nuk mund të jemi kurrë të sigurt.