Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet drejtori i Taksës së Pasurisë: Taksa e banesës, sa do të jetë në qytet dhe në fshat?

2018/05/05 at 11:00 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet drejtori i Taksës së Pasurisë: Taksa e banesës, sa do të jetë në qytet dhe në fshat?

Vendimi i qeverisë i datës 7 mars 2018, që  përcakton metodologjinë  e re të taksës  së  banesave në fshat dhe qytet ( Shtëpi, apartamente, garazhe, bodrume, stalla bagëtish, depo e tjerë)  dhe  i hap rrugën aplikimit të kësaj takse nga njësitë e qeverisjes vendore, ka qenë sërish mbrëmjen e kaluar një nga temat e debatit në emisionin “Java” në RTSH.


Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Taksës së Pasurisë, Enton Duro e vlerësoi  vendimin e qeverisë për këtë taksë një reformë të thellë që duhej të ishte ndërmarrë me parë. Në përgjigje të emisionit “Java” dhe të  teleshikuesve të interesuar,  Duro paraqiti disa tabela  që tregojnë sa do të jetë kjo taksë  në disa zona të vendit, në bazë të metodologjisë se re.

I ftuar në emision, Petrit Ago, ish  drejtues në doganë dhe tatime gjatë qeverive  të mëparshme socialiste dhe sot investitor në sektorin e agroindustrisë e blegtorisë,   pohoi se taksa e re është 50 përqind  më e lartë se sa ishte. Taksa e mëparshme llogaritej   në bazë të sipërfaqes së ndërtesës, tha Ago. Taksa  e re  llogaritet në bazë të çmimit mesatar të metrit katror në qytete.

Ky çmim mesatar merret si referencë për të llogaritur taksën e ndërtesave në  fshat, tha Ago, duke   e konsideruar të  menduar keq këtë lloj metodologjie për vetë specifikat që kanë banesat dhe ndërtesat në fshat që  janë ndërtuar nga vetë fshatarët për nevojat e tyre.

Sipas tij,  është më e drejtë të merret si referencë kostoja e ndërtimit të këtyre banesave dhe jo çmimi mesatar  për metër katror në qytet që nuk ka lidhje fare me fshatin. Ago paralajmëroi dështimin e  kësaj takse në fshat.  Drejtori  i Taksës së Pasurisë, zoti Duro, e  pranoi se taksa e re është më e lartë se taksa e mëparshme, por  shtoi se kjo reformë është një sfidë që  e  kërkon koha dhe mbështetet nga partnerët e Shqipërisë.

Analisti i këtij emisioni, Preç Zogaj,  pohoi se  taksat  dhe vota janë  binomi  që lidhin qytetarin me shtetin, por   fshatari apo qytetari nuk duhet ta marrë vesh sa do të paguajë  kur t’i shkojë fatura. Ata duhet të jenë pjesë e konsultimit të gjerë para se të vendosen taksat e reja. Ata duhet  të informohen  gjerësisht, ashtu siç edhe vendimi i qeverisë e kërkon në një prej pikave, tha Zogaj, duke shtuar se nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi me taksën e rrugës së kombit në Kukës.

Analisti tjetër i emisionit, Lorenc Vangjeli  e konsideroi praninë e drejtorit Duro dhe  vetë trajtimin e temë në fjalë në emisionin “Java” si një kontribut për transparencën e kërkuar. Vangjeli  foli për nevojën e një përmbysjeje në mentalitetin populist për taksat  që ushqen një pjesë e politikës.  “Unë të jap votën, ti çfarë me jep”, është shprehja që dëgjojmë prej vitesh. Dakord. Po kjo duhet të pasohet më një tjetër që i jep me shumë dinjitet qytetarit. Unë të jap taksën, ti me jep shërbimet”, tha  Vangjeli.  Ai e vlerësoi si një ngjarje  këtë reformë të Ministrisë së Financave dhe kërkoi më shumë përkushtim për t’ja bërë të ditur publikut.

Debati për taksën e re të ndërtesës në qytet dhe fshat  pritet të  ndezë më shumë debate  në vend në ditët në vazhdim.

Etiketa: Enton DuroTaksa e baneses


Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Video/ I kishte premtuar dasmën, Ard Daullxhiu bën për një lek Ermal Mamaqin

Video/ I kishte premtuar dasmën, Ard Daullxhiu bën për një lek Ermal Mamaqin

Akuzohet se bashkëpunoi në vrasjen e Devi Kasmit, ekspertiza e armës nxjerr të pastër Mario Meshinin

Akuzohet se bashkëpunoi në vrasjen e Devi Kasmit, ekspertiza e armës nxjerr të pastër Mario Meshinin

Video/ Levandovski e tepron, shikoni çfarë gjesti bën pas zëvendësimit

Video/ Levandovski e tepron, shikoni çfarë gjesti bën pas zëvendësimit
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com