Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e 100 milion lekëve, flasin të dëmtuarit: Duam të na tregojnë ku i kanë fshehur paratë

2018/05/05 at 8:26 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja e 100 milion lekëve, flasin të dëmtuarit: Duam të na tregojnë ku i kanë fshehur paratë

Gjykata e Apelit në Vlorë la dje në burg dy autorët e dyshuar për grabitjen e rreth 110 milionë lekëve në Fier dhe të një mjeti luksoz tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në fshatin Levan të Fierit më 29 maj të vitit 2017, ndërsa pak kohë më parë u arrestuan si të implikuar shtetasit Renaldo Tafili, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Levan.


Të dëmtuarit nga kjo ngjarje kanë hedhur akuza akoma më të forta dje, ku sipas tyre ka prova për implikim të dy efektivëve të Policisë së Fierit në grabitjen e ndodhur në vitin e kaluar. Floresha dhe Xhemal Kalemaj ishin dje në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore në ngarkim të dy të arrestuarve.

Vetëm pak javë më parë ata hodhën akuza se dy të arrestuarit do të blinin lirinë me paratë e grabitura, por dje trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lënë dy të rinjtë në burg.

Këta të fundit nuk kanë folur në gjykatë, por kanë pritur vetëm sa u është komunikuar masa e arrestit në burg. Veç dy bashkëshortëve të dëmtuar nga grabitja, në sallën e gjyqit dje ishin të pranishëm edhe familjarë të dy të dyshuarve. Më herët, çifti Kalemaj iu ka bërë atyre thirrje të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë se ku i kanë fshehur paratë.

Znj. Kalemaj, ju jeni palë e dëmtuar në këtë çështje. Gjykata la në burg të dyshuarit, teksa ju më parë keni aluduar se ata do të tentojnë të blejnë lirinë me paratë që iu grabitën juve…

Po padyshim që do liheshin në burg, mbasi të dy këta persona kanë grabitur lekët dhe automjetin dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme. Gjykata e Fierit dha arrest me burg, por avokatët mbrojtës apeluan dhe tashmë Gjykata e Apelit Vlorë e çoi të drejtën në vend. Shpresojmë që shumë shpejt të zgjidhet gjithçka.

Ju keni deklaruar se dy të rinjtë ju njihnin dhe kanë vëzhguar lëvizjet tuaja para se të vepronin…

Jo vetëm këta të dy, por edhe dy efektivë të Policisë së Fierit janë të përfshirë në këtë ngjarje. Kemi prova për këtë fakt dhe nuk e themi gjithçka kot.

Kjo është një akuzë e rëndë. I keni denoncuar ata?

Po kështu është dhe ne kemi bërë denoncim për efektivët e Policisë edhe në Komisariatin e Fierit, edhe në SHÇKB. Të dy grabitësit kanë kryer grabitjen të mbuluar nga efektivë të Policisë së Fierit. Nuk është deklaratë, por e mbështetur në prova të forta, të cilat ne i kemi dhënë në Policinë e Fierit.

Dhe, ka ndonjë reagim apo emër?

Ne i kemi deklaruar në Polici të gjitha. Presim reagimin e tyre dhe që hetimi të shkojë deri në fund. Të zbardhet e vërteta ashtu si është dhe të na kthehet mundi ynë dhe automjeti.

Çfarë iu kanë thënë për paratë? Çfarë kanë deklaruar të rinjtë për to?

Janë hetimet që vijojnë. Ne s’kemi marrë ende asgjë edhe pse na kanë thënë që janë gjetur një sasi lekësh. Por deri tani asgjë. Nuk dimë më shumë se kaq. Pasi nuk ka kanë treguar asgjë më shumë. Thjesht se hetimet vijojnë.

Si u vodhën lekët dhe automjeti?

E kemi thënë edhe më parë. Ata ishin banorë dhe punonin pranë biznesit që kemi në Levan dhe i njihnim edhe më parë. Na kanë studiuar. Pasi kanë shkuar fillimisht në shtëpinë tonë në Fier dhe kanë marrë një shumë parash atje, kanë arritur të marrin çelësin rezervë të automjetit. Më pas arritën ta grabisin automjetin, brenda të cilit ne kishim edhe 100 milionë lekë që i kishim për të shlyer detyrimet tona mbi biznesin dhe kredinë.

 

Etiketa: 100 milionfiergrabitja


Ju sugjerojmë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

3 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Rrëzohet autobusi, 30 udhëtarë me urgjencë drejt spitalit

Rrëzohet autobusi, 30 udhëtarë me urgjencë drejt spitalit

Nga shitës fiqsh në dado, cilët kanë qenë punët e para të personazheve VIP

Nga shitës fiqsh në dado, cilët kanë qenë punët e para të personazheve VIP

E fundit/ Grushta në dhomat e zhveshjes?! Në Vlorë akuzojnë arbitrin se i shau nga nëna

E fundit/ Grushta në dhomat e zhveshjes?! Në Vlorë akuzojnë arbitrin se i shau nga nëna
















TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com