Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhit, të premten, është shprehur se fjala e Saimir Tahirit në momentin kur dorëzoi mandatin e deputetit nuk ka qenë e sinqertë.
Kryemadhi tha në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, se Tahiri duhet të thoshte të vërteta, dhe jo të shantazhonte Edi Ramën.
“Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë, por nuk u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.
Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe shoë. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën.” – u shpreh Monika Kryemadhi, teksa shtoi se Edi Rama po intimidon drejtues të LSI-së.
Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka mbi kokë Edi Ramës.”