Të gjithë po flasin për dasmën mbretërore. Kanë mbetur edhe pak ditë dhe ndërkohë detajet e ceremonisë madhështore janë zbuluar dalëngadalë. Për shkak të shtatzënisë së Kate, dyshja simpatike Princ George dhe princesha Charlote, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, por me lindjen e princ Louis-it dhe me dasmën e xhaxhait , Princ Harry-it, erdhi momenti i tyre.
Sipas Revistës People, 3-vjeçarja është zyrtarisht shoqëruesja speciale e nuses. Charlote në dasmën e Harry-it është më me eksperiencë, pasi ka mbajtur po të njëjtin rol edhe në dasmën e tezes së saj, Pippa Middleton, së bashku me vëllanë, Princi George. Fotot e tyre ishin të adhurushme, ku pavarësisht se ishin ende të vegjël në moshë e kishin kuptuar rolin e tyre.