Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si është jeta e përditshme në Siri pas 7 vitesh luftë

2018/05/01 at 7:40 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Si është jeta e përditshme në Siri pas 7 vitesh luftë

Si jetojnë njerëzit sot në Siri, shtatë vjet pas fillimit të luftës? Si duket jeta e përditshme? Frustrimet, frika, mungesa e shpresës dhe perspektivës…


“Para shpërthimit të luftës fitoja rreth 700 lira siriane në muaj dhe isha i kënaqur. Tani fitoj 10.000 lira në ditë dhe nuk mjaftojnë. Kam humbur besimin tek ekonomia vendore”, thotë Sameri, një taksist në Damask. Ai ka ikur nga vendlindja e tij, Qodsiye dhe ka ardhur në kryeqytet.

Nuk ka para për ushqime

Prej fillimit të luftës civile në Siri, vlera e lirës siriane ka rënë me 90%. Përveç kësaj, shumë gjëra të nevojshme për jetën e përditshme nuk mund të gjenden fare, gjë që ka ndikuar në rritjen e madhe të çmimeve. Ndaj shumë sirianë janë të detyruar të kursejnë. Madje edhe gatimet janë shndërruar në gjëra luksoze. “Kam filluar të shfrytëzoj orizin dhe ushqimet e kualitetit të dobët. Aktualisht ha mish vetëm njëherë në muaj”, thotë Jasmina, një grua e moshës 40-vjeçare, nënë e tre fëmijëve.

Ajo ka vështirësi të paguajë edhe qeranë për apartamentin në Damask, ku ka ardhur pas shpërthimit të luftës në vendlindjen e saj. “Më mirë të hash ushqim të keq sesa të jetosh në rrugë”, thotë ajo.

Vallëzimet në luftë

Por jo të gjithë mendojnë për ushqimet, sikurse duket nga një shikim në restorante apo kafene. Tani ka më shumë restorante se para luftës. “Të kursesh? Deri kur? Deri sa nuk kam vdekur? Jo, ne jetojmë vetëm njëherë”, thotë Taimi. “Nuk dua të flas për politikën, shkoj në dëfrime, pi vodkë të lirë dhe kënaqem duke vallëzuar me miq.” 23-vjeçari rregullisht poston video në Facebook.

Një prej këtyre vendeve është edhe bar Mazzika, në qendër të Damaskut. Taimi me shokë rri këtu deri në orët e para të mëngjesit, kur kthehet në shtëpi me makinë.

“Është rrezik, por frika me kohë zvogëlohet. Mësohesh dikur me frikën.” Taimi qesh pas gati çdo fjalie. Mbase kjo është mënyra për të injoruar vizionin apokaliptik të një të ardhme të errët.

Zhdukja e profesioneve

Prej fillimit të luftës, nuk ka më të dhëna të sakta për gjendjen ekonomike. Por një gje është e qartë: profesione të tëra industriale janë zhdukur në tërësi. Dyqanet e mobilieve janë mbyllur. Nuk ka më as agjenci turistike dhe turizëm. Ndërsa lulëzon ekonomia ilegale. Kontrabanduesit transportojnë mallra në vijat e luftimeve dhe i shesin me çmime tepër të larta. Ata u japin ryshfet palëve dhe kalojnë nëpër linjat e luftimeve.

Qeveria e Sirisë po përpiqet që të përhapë lajme pozitive: “Eksporti i ilaçeve nga Siria po rritet. Katër laboratorë kanë marrë leje pune në vitin 2017”, shkruan gazeta qeveritare  Al-Thawra.

Sipërmarrjet e të rinjve

Të rinjtë megjithatë po përpiqen jo vetëm të mbijetojnë në këtë kohë, por edhe të punojnë. Ata kanë hapur edhe sipërmarrjet e tyre. “Hapja e sipërmarrjeve po ndodh së fundi në Damask, Aleppo dhe Homs. Kjo lejohet vetëm nëse siguron burimet e duhura financiare”, thotë Maen Elhemmeh. Ai mendon se aktualisht në gjithë Sirinë ka rreth 500 start-up. Problemi i bizneseve të reja është mungesa e strukturës juridike në Siri. “Garancitë për sukses janë shumë të vogla”, thotë Elhemmeh.

Shansi për femrat

Prej fillimit të luftës nga Siria janë larguar shumë akademikë. Kjo është humbje e madhe për ekonominë e vendit, por edhe një shans i ri. “Shumë sirianë kanë shkuar në Evropë, e një pjesë e tyre kanë mundësinë e përparimit në profesion”, pohon Elhemmeh. “Kur të përmirësohet gjendja në Siri, ata mund të kthehen dhe të përdorin njohuritë e marra në Gjermani.”

Femrat në Siri kanë filluar ndërkohë të punojnë në shumë profesione, të cilat më parë janë konsideruar si profesione meshkujsh. Gazeta Al-Ayyam shkruan se 58,3 % e fermave punojnë në punë të cilat më parë i kanë bërë meshkujt. Por këto të dhëna nuk janë përfshirë në statistikat zyrtare.

Femrat në qytetin Tartous punojnë si shitëse në rrugë, ngasin autobusë apo punojnë si automekanike. Në Damask ka femra që punojnë edhe si taksiste, që është një fenomen i ri. Shumë burra kanë ikur nga vendi apo janë futur në burgje. Ndaj shumë femra duhet të kujdesen për familjet. A do të ndikojë e gjitha kjo në përmirësimin e pozitës së femrave pas luftës, nuk është e sigurt./DW

Etiketa: jetaluftaSiri


Ju sugjerojmë

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin
Bota

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

9 Gusht, 2025 3:45 pm
Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona

9 Gusht, 2025 3:34 pm
Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore
Bota

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore

9 Gusht, 2025 3:03 pm
Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Aktualitet

Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?

9 Gusht, 2025 2:05 pm
Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
Aktualitet

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

9 Gusht, 2025 1:16 pm
Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
Aktualitet

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

9 Gusht, 2025 1:00 pm
Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre
Aktualitet

Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre

9 Gusht, 2025 12:40 pm
Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale
Aktualitet

Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale

9 Gusht, 2025 12:05 pm
U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin
Aktualitet

“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

9 Gusht, 2025 11:50 am
“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro
Aktualitet

Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24

9 Gusht, 2025 11:36 am
Para
Video/ Tifozët organizojnë pritje madhështore për Real Madrid

Video/ Tifozët organizojnë pritje madhështore për Real Madrid

Parlamenti i Armenisë refuzon udhëheqësin e opozitës për kryeministër

Parlamenti i Armenisë refuzon udhëheqësin e opozitës për kryeministër

Britani, shqiptari mohon akuzat për kontrabandë të emigrantëve

Britani, shqiptari mohon akuzat për kontrabandë të emigrantëve
















TE FUNDIT

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin
9 Gusht, 2025

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, do t’i mirëpresin të shtunën në...

Lexo më shumë

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona
9 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe...

Lexo më shumë

Serbia: Popoviç e pranoi ‘nën presion’ fajësinë në Kosovë për nxitje të përçarjes

Serbia: Popoviç e pranoi ‘nën presion’ fajësinë në Kosovë për nxitje të përçarjes
9 Gusht, 2025

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të shtunën se zyrtari i Qeverisë serbe, Igor Popoviq, e nënshkroi "nën presion, dhe...

Lexo më shumë

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore

Tetë dekada pas sulmeve atomike, Japonia ngre zërin kundër armëve bërthamore
9 Gusht, 2025

Në 80-vjetorin e përdorimit të bombave atomike për herë të parë në ndonjë luftë, mijëra persona kanë kryer lutje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com