Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një skandal i madh do trondisë qeverinë. Çfarë po paralajmëron Basha?

2018/05/01 at 11:02 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Basha: Jemi futur në oborrin e BE, dera nuk është hapur ende

“Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”. Kështu është shprehur Lulzim Basha në mbledhjen me dyert të mbyllura të grupit të PD, që u zhvillua dje. Sipas tij, do të thellohet skandali i ish-ministrit Tahiri, ndaj edhe opozita duhet ta vazhdojë aksionin e saj në të gjitha format.


Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar thanë për gazetën Panorama se PD do të vijojë të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Sipas tyre, deputetët demokratë do të vijojnë të bojkotojnë komisionet parlamentare me përjashtim të komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”.

Gjithashtu, demokratët do të vijojnë të mbajnë një qëndrim të njëjtë edhe në seancat plenare në Parlament, ku dy çështjet kryesore për të cilat do të flitet do të jenë: arrestimi i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe lirimi i protestuesve kuksianë të arrestuar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar gjatë mbledhjes se opozita do të vijojë aksionin e saj brenda dhe jashtë Parlamentit, duke qëndruar fort në këto dy çështje.

Në mbledhjen e grupit parlamentar deputetët janë informuar edhe për faktin se numri i kuksianëve të arrestuar ka shkuar në pesë, pasi Policia ka ndaluar një nga protestuesit, që ishin shpallur në kërkim. Për kreun e PD-së, Lulzim Basha për opozitën është e papranueshme që ish-ministri Tahiri gëzon lirinë, pavarësisht se është dokumentuar në komunikime me grupet kriminale, ndërkohë që protestuesit e Kukësit mbahen në burg, pasi kërkuan një të drejtë njerëzore.

Basha solli në vëmendje edhe qëndrimin që demokratët mbajtën në Kuvendin Kombëtar të PD për protestuesin e Kukësit, duke theksuar se ka një ndjeshmëri të lartë publike për ata qytetarë. Edhe kjo e enjte parlamentare pritet të mos ketë një seancë të qetë, pasi opozita nuk do të lejojë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. Basha ka udhë-zuar deputetët e tij të bëjnë një opozitë të fortë, për të qëndruar në lartësinë e kërkesës që qytetarët kanë nga opozita.

Etiketa: Bashagrupi i pdqeveriaskandaltahiri


Ju sugjerojmë

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

21 Tetor, 2025 2:34 pm
Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

21 Tetor, 2025 1:46 pm
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kryesore

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

21 Tetor, 2025 12:31 pm
Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull
Kryesore

Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull

21 Tetor, 2025 12:15 pm
Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

21 Tetor, 2025 11:08 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tentuan të kalonin kanabis nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë në Rinas

21 Tetor, 2025 9:40 am
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Aktualitet

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

21 Tetor, 2025 9:22 am
Para
Sara dhe Ledioni martohen në gusht? Detajet e dasmës super luksoze të çiftit

Sara dhe Ledioni martohen në gusht? Detajet e dasmës super luksoze të çiftit

Video/ Avicii e parashikoi vdekjen, dokumentari për DJ e njohur tregon të vërtetën

Avicii vdiq nga hemoragjia! Dalin detaje tronditëse për vdekjen e DJ të njohur

Destinacionet e reja të verës/ Mund të fluturoni në 9 qytete të botës me charter nga Rinasi

Destinacionet e reja të verës/ Mund të fluturoni në 9 qytete të botës me charter nga Rinasi
















TE FUNDIT

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
21 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e...

Lexo më shumë

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
21 Tetor, 2025

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe...

Lexo më shumë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
21 Tetor, 2025

Gjatë diskutimit në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, kryeministri Rama risolli në kujtesë dhe sulmet e...

Lexo më shumë

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve
21 Tetor, 2025

Praga bëhet qyteti i radhës europian që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Vendimi do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com