Legjenda e Interit, Sando Mazzola ka reaguar në lidhje me arbitrimin që u bë në ndeshjen midis Interit dhe Juventusit, të luajtur të shtunën në Giuzzeppe Meazza.
Legjenda e zikaltërve nuk ka fajësuar arbitrin e takimit për humbjen ndaj Juventusit.
“Interi im nuk u mund për faj të gjyqtarit. Ishim shumë mirë në lojë, por më pas gjithçka ndryshoi dhe nuk të bënim më gjë. Nuk ishte një vjedhje. Bardhezinjtë fituan me të drejtë dhe përjashtimi i Vecino-s ishte i drejtë”, ka deklaruar Sandro Mazzola për Rai Radio1.
Ndërkohë Mazzola fajëson Spaletti-n për ndërrimet e gabuara në fund të ndeshjes.
“Nuk e di, por po të isha unë nuk do të zëvendësoja në asnjë ndeshje Icardin dhe për ndeshjen me Juventusin, do ta tërhiqja zvarrë prej fanele Ivan Perisiç dhe do ta ulja në stol” ka shtuar më tej italiani.