Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fshati i lotëve”, familjarët vajtojnë 1 658 personat e zhdukur

2018/04/29 at 10:07 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fshati i lotëve”, familjarët vajtojnë 1 658 personat e zhdukur

Hydajete Binakaj nga fshati Korenicë që gjendet në rrethinë të Gjakovës nuk e ka parë burrin e saj Selman Binakaj që nga data 27 prill të vitit 1999. Në këtë ditë ka ndodhur masakra e Mejës ku u vranë 376 persona.

“Burri im është i pagjetur. Krejt të fshatit janë gjetur, vetëm burri im dhe një komshi këtu”, ka treguar ajo.

Binakaj, thotë se nuk mund ta paramendojë ditën e 27 prillit. Ajo thotë se atë ditë e tërë familja ishin në shtëpi, në momentin kur forcat serbe hynë brenda.

“Me 27 prill 1999 ka qenë tmerr. Unë nuk mund ta paramendoj atë ditë, shumë tmerrohem. Kemi qenë gjithë familja këtu, në këtë vend ku po rrimë. Kanë hyrë brenda (policët serbë). Burri, kunati, pleqtë i kam pas dy vjehrrit, kunata me fëmijë edhe na kanë dëbuar. Shpejt, shpejt jashtë! Në atë gjuhën e tyre, nuk kam gojë me e fol atë gjuhën e tyre.”

Momentin e ndarjes nga burri i saj, Hydajete Binakaj e përshkruan me shumë emocione dhe me lot në sy. Ajo tregon se burri i saj mbante në krahë djalin e tyre, i cili është me të meta mentale.

Hydajetja është nënë e tre fëmijëve, dy djem binjakë dhe një vajzë. Njërin djalë e ka në institutin psikiatrik në Shtime. Djali tjetër që cili jeton me të ka probleme me dëgjim. Vajza 20 vjeçare është studente.

Ajo përballet me shumë vështirësi financiare, të dy fëmijët dhe veten e saj i mban me pension të burrit të saj të pagjetur, i cili është 170 euro.

“Unë e mbaj familjen. Unë as nuk jam në punë. Me 170 të burrit që i marrin të gjithë për martirë, i marr edhe unë”.

Selim Zymberi nga fshati Molliq i komunës së Gjakovës, ka humbur 4 pjesëtarë të familjes së tij, ndër ta edhe djalin e tij 17 vjeç, Arbërin.

Zymberi thotë se djali i tij, Arbëri ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme. Ai është vrarë 3 ditë pasi kishte mbushur 17 vjet.

Ditën kur ka ndodhur masakra, Selim Zymberi tregon se djali i tij Arbëri nuk ka qenë me të, pasi që ai kishte shkuar në fshatin Dobrosh në Komunë të Gjakovës me axhën e tij dhe djalin e axhës së tij gjithashtu edhe gjyshen. Ata menduan se kështu po strehoheshin nga forcat serbe dhe do të shpëtonin.

“Ngjarja e Mejës është njëra ndër ngjarjet më kobzeza për Kosovën. Motivet janë shumë të ndryshme se pse ka ndodhur ajo ngjarje pikërisht në Mejë. Koha e luftës ishte ajo që i deportonte njerëzit prej fshatrave të ndryshme dhe i grumbullonte në llogore të caktuara që zakonisht i konvenonte pushtetit (Serb). E ata njerëz gjithmonë kanë qenë si viktima të cilat do t’i shërbenin armikut për t’u hakmarrë ndaj njerëzve tanë të cilët ishin të pafajshëm dhe të paarmatosur”, thotë Zymberi.

Trupat e pajetë të katër pjesëtarëve të familjes Zymberi, janë gjetur dhe varrosur në vitin 2003.

Masakra e fshatit Mejë, që gjendet në rrethinë të komunës së Gjakovës ka ndodhur më 27 prill të vitit 1999. Në këtë masakër janë vrarë 376 persona.

Edhe pas 19 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë konsiderohen se janë 1,658 persona të pagjetur, shumica prej tyre shqiptarë. /REL


Etiketa: fshati i lotevefshati mejeGjakovelufta e kosoveste zhdukur


Ju sugjerojmë

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë
Aktualitet

Tokë e xanun? Blloqe betoni në hapësirën publike, në telashe babë e bir në Tiranë

15 Korrik, 2025 3:28 pm
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Aktualitet

Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin

15 Korrik, 2025 2:59 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Para
Jeta e re e Laurene Powell, pas ndarjes nga jeta të Steve Jobs

Jeta e re e Laurene Powell, pas ndarjes nga jeta të Steve Jobs

Mos u habisni/ Një kompani në Rimini lejon kanabisin në zyrë si antistres

Mos u habisni/ Një kompani në Rimini lejon kanabisin në zyrë si antistres

Zbardhen 6 raste të trafikut të drogës nga grupi i Klement Balilit

Policia përballë familjes Balili? Ja kujt i jep të drejtë Gjykata e Lartë
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
15 Korrik, 2025

Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në...

Lexo më shumë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
15 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë...

Lexo më shumë

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
15 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione...

Lexo më shumë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
15 Korrik, 2025

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com