Shtatzënia është periudha ku femrat llastohen më së shumti, dhe meshkujt kanë për detyrë t’ia plotësojnë të gjitha. As aktori i humorit Bes Kallaku nuk ka bërë përjashtim. I ftuar në emisionin “Një kat më lart”, ai ka rrëfyer disa prej “çmendurive” që ka bërë për Xhensilën në këtë periudhë të ëmbël.
‘Xhensila donte qershi, në mes të janarit. Në kohën më të papërshtatshme. Kisha marrë 2000 lek me vete, dola nga ora 11-12 e darkës. Shqyqyr që gjeta tek Pazari i ri. I kërkova një kile qershi. Më tha 8500 lek.”, u shpreh Besi.