Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha fton në kuvend kritikët e partisë, ish-deputetët e refuzojnë

2018/04/29 at 8:52 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha fton në kuvend kritikët e partisë, ish-deputetët e refuzojnë

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të diel, në orën 10:00, Kuvendin Kombëtar. Me kërkesë të kreut të PD-së, në Kuvend janë ftuar edhe të gjithë ish-deputetët, përfshirë edhe ata që njihen si kritikë të deklaruar të Lulzim Bashës.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se prej disa ditësh, ish-deputetët e PD janë telefonuar dhe u është komunikuar ftesa për të qenë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar, ku do të miratohet edhe statuti i ri i partisë. Kërkesa e Bashës për të qenë në Kuvend edhe grupimi i kundërshtarëve të tij brenda PD-së, është parë si një lëvizje në funksion të ftesës së tij për të bashkuar demokratët.

VENDIMI

Por pavarësisht se morën një ftesë për të qenë në Kuvendin e PD-së, grupi i ish-deputetëve dhe ish-funksionarëve të lartë të PD-së që u lanë jashtë listave për deputetë nga Basha, kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin. Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila edhe u përfshi në Këshillin Kombëtar me statusin e ish-kryetares së Parlamentit, ka deklaruar se do ta bojkotojë Kuvendin Kombëtar.

Vendim të njëjtë do të mbajë edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, si presidenti i Fondacionit për Liri dhe Demokraci. Edhe ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, dhe ish-deputetja Majlinda Bregu mësohet se nuk do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD këtë të diel. Argumenti që të gjithë ish-deputetët përdorin për këtë mungesë, është pamundësia për të shprehur rezervat për gjendjen, në të cilën gjendet Partia Demokratike sot. Ish-deputeti Genc Ruli ka vendosur të qëndrojë larg diskutimeve të brendshme në PD, duke pranuar se do t’i qëndrojë vendimit që mori përpara se Basha të shpallte listat e kandidatëve për deputetë, për të mos qenë më pjesë e politikës aktive.

KRITIKËT

Por ndryshe nga kolegët e tij të legjislaturës së kaluar, mendon Eduard Selami. Burime nga selia blu bëjnë me dije se në komunikimin që zyra e organizimit ka pasur me ish-deputetin Selami ky i fundit ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke kërkuar që të parashikohet edhe një fjalë e tij përpara anëtarësisë së PD-së. Disa ditë më parë, në një dalje për mediat Selami artikuloi akuza të forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e cilë- suar si bashkëpunëtor me Kryeministrin Rama në gjithçka të keqe që ndodh në vend. Selami pritet që të shprehë të gjithë rezervat e tij edhe për garën që zhvilloi me Lulzim Bashën për kreun e PD-së disa muaj më parë, ku sipas tij u faktua se votat u vodhën.

Grupi i organizatorëve të Kuvendit Kombëtar sqarojnë për “Panorama” se për ish-deputetët nuk është parashikuar të ketë fjalë në punimet e Kuvendit, por secili mund të shprehë opinionet e tij, kur çdo nen i statutit të ri do të hidhet në diskutim. Të njëjtat burime konfirmojnë edhe pjesëmarrjen e Besnik Mustafajt në Kuvendin Kombëtar. Pas kritikave të forta dhe kërkesës për largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së, Mustafaj është shprehur në shtyp ditën e fundit se të gjithë demokratët duhet të bashkohen në funksion të rritjes së Partisë Demokratike. Mustafaj i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Topallit dhe Patozit, që të marrin një vendim politik nëse do të bashkohen me PD apo do të shkojnë drejt krijimit të një force të re politike. / Panorama

Etiketa: BashaKuvendiPD

Ju sugjerojmë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
Para
Studimi/ Mos flini në shtrat me partnerin për të qenë një çift i lumtur 

Të kënaqësh partnerin në shtrat, ja disa truke shumë të rëndësishme

Foto/Ditë të vështira për Flori Mumajesin, prej ditësh nëna e tij qëndron e shtruar në spital

Foto/Ditë të vështira për Flori Mumajesin, prej ditësh nëna e tij qëndron e shtruar në spital

Rritje e çmimit të bukës? Ja çfarë paralajmërojnë prodhuesit

Rritje e çmimit të bukës? Ja çfarë paralajmërojnë prodhuesit

TE FUNDIT

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave...

Lexo më shumë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
24 Shtator, 2025

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur mbështetjen e...

Lexo më shumë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com