Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr.
Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit.
Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale.
Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale.