Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat/ A ju kërkua Ramës në Berlin dorëzimi i Saimir Tahirit?

2018/04/26 at 9:52 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Prapaskenat/ A ju kërkua Ramës në Berlin dorëzimi i Saimir Tahirit?

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate ceremonise se rikonstruksionit te ministrise se Brendshme si dhe Murit te Memories, nje memorial kushtuar 264 policeve te vrare ne detyre./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Interior Minister Saimir Tahiri, during the ceremony of the reconstruction of the Ministry of Interior and Wall of Memory, a memorial to the 264 police officers killed on duty.

Kryeministri ynë Edi Rama zhvilloi dje takime takime të rëndësishme në Berlin, në përpjekje për të bindur superfuqinë gjermane të votojë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE në qershor.


Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk dha asnjë sinjal për të orientuar Ramën nëse do votojë Gjermania pro çeljes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.

“Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh,” tha Merkel të mërkurën para medias në Berlin. “Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë”, tha kancelarja më tej.
Lavdërime mori kryeministri i Shqipërisë nga Gjermania sidomos për procesin e vettingut, në vazhdën e të cilit janë kontrolluar e vlerësuar qindra gjykatës dhe prokurorë e si pasojë kanë dhënë dorëheqjen qysh tani, vetëm disa javë pas fillimit, 21 gjykatës e prokurorë. “Ky ligj e forcon sistemin juridik, integritetin dhe seriozitetin e tij,” tha Merkel, e cila e inkurajoi Ramën që ta zgjeronte vettingun edhe te organet policore.

Që Gjermania të japë votën për hapjen e negociatave, nevojitet miratimi i Kuvendit Federal. Ndërsa socialdemokratët janë treguar më të hapur dhe më të gatshëm për të përqafuar rekomandimin, partia e kancelares Merkel është më të rezervuar, raporton Deutsche Welle.

Pikërisht për të mënjanuar këto rezerva, Edi Rama, kërkoi ndihmë ku të mundte: Ai u takua me presidentin e Bundestagut, Ëolfgang Schäublen, një nga figurat më të vjetra të partisë, fjala e të cilit është me peshë, si edhe pati një dëgjim pikërisht në komisionin e Bundestagut për Çështje të BE-së, që drejtohet pikërisht nga Günther Krichbaum, politikani CDU që u përfol aq shumë nga disa media në Shqipëri, pasi nuk iu bashkua euforisë që kishte kapluar Shqipërinë pasi komisioni dha rekomandimin.

Në mbrëmje, Rama pati një takim më të ngrohtë, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste. Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së. “BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj”, tha thënë ai.
Roth gjithashtu nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, Edi Rama se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth, raporton DW.

Etiketa: arrestimnegociatarama berlintahiri


Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Para
Është vetëm një ditë në muaj kur femrat bëhen më tërheqëse se kurrë

Është vetëm një ditë në muaj kur femrat bëhen më tërheqëse se kurrë

A jeni feminist? Ja si përgjigjet Presidenti Trump

Foto/ Donald Trump ka një sozi dhe është grua. Do habiteni se sa shumë që ngjajnë

Kush është këngëtari shqiptar që u nda nga gruaja 1 muaj pasi bëri tatuazh portretin e saj?

Kush është këngëtari shqiptar që u nda nga gruaja 1 muaj pasi bëri tatuazh portretin e saj?
















TE FUNDIT

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com