Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alko Impex, miliona euro me dokumente falso dhe në Bashkinë Kavajë

2018/04/24 at 5:22 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Alko Impex, miliona euro me dokumente falso dhe në Bashkinë Kavajë

Kompania Alko Imex, për të cilën kohët e fundit janë bërë publike një sërë shkeljesh në tenderë publikë me Bashkinë Tiranë, Elbasan, Dibër e të tjera, ka falsifikuar dokumentet dhe për një tender në Bashkinë Kavajë.


Exit.al ka siguruar dokumentet e tenderit me vlerë rreth 1 milionë euro, me objekt “Shërbimi i Pastrimit të qytetit të Kavajës”, me një kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Përshkrimi i tenderit

Tenderi me objekt “Shërbimi i Pastrimit të qytetit të Kavajës”, me fond limit rreth 1 milionë e 92 mijë euro, u hap nga Bashkia Kavajë më 22 janar 2016 dhe u mbyll më 15 shkurt 2016. Në tender u paraqitën 6 oferta.

Më 23 mars 2016, Bashkia Kavajë shpalli fituese kompaninë Alko Impex, e cila kishte bërë një ofertë prej rreth 1 milionë e 35 mijë eurosh, ose sa 95 për qind e fondit limit.

Më poshtë po rendisim të gjitha shkeljet me të cilat kompania e nipit të deputetit socialist Sadri Abazit ka fituar tenderin:

– Mes kritereve që Bashkia Kavajë kërkonte nga kompania që do të pastronte qytetin, në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST), në pjesën e kapacitetit teknik, kërkohej që kompania të kishte eksperincë të mëparshme dhe të kishte ofruar një shërbim të së njëjtës natyrë, gjatë tre viteve të fundit, me një vlerë mesatare rreth 437 mijë eurosh.

Për të vërtetuar plotësimin e kriterit, duhej që kompania të paraqiste kontratën dhe vërtetimet e nevojshme.

Kompania Alko Impex, për të plotësuar këtë kusht, paraqiti një kontratë të fituar me Komunën Prishtinë në vitin 2013.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga Alko Impex, kontrata me Komunën Prishtinë me objekt “Pastrimi dhe larja e rrugeve dhe trotuareve te qytetit pjesa e dyte” ka zgjatur nga 15.04.2013 deri më 15.04.2015, pra 2 vite. Vlera e kontratës sipas Alko Impex ka qenë rreth 14 mijë e 600 euro në javë, ose rreth 60 mijë euro në muaj.

Por me një kontroll në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në Kosovë (KRPP), ku bëhet publikimi i të gjitha njoftimeve për kontratat e dhëna përmes fondeve publike, zbulohet se kjo kontratë ka pasur vlerën javore 4596,10 euro, ose sa një e treta e shifrës së pretenduar nga Alko Impex.

Kontrata origjinale mes Alko Impex dhe Komunës së Prishtinës, mars 2013

Po ashtu, afati i kontratës sipas dokumenteve zyrtare është nga data 15.04.2013 deri në datën 15.11.2013, pra vetëm 7 muaj dhe jo dy vite siç pretendon Alko Impex.

Pra Alko Impex ka falsifikuar dokumentet për kontratën e mëparshme me Komunën Prishtinë, me qëllim për të plotësuar kushtet për tenderin e Bashkisë Kavajë.

– Një tjetër kriter i kërkuar nga Bashkia Kavajë ka qenë dhe pasja në stafin e kompanisë të paktën një inxhinier kimie me përpojë pune 5-vjeçare. Për të vërtetuar plotësimin e këtij kriteri, kompania duhet të dorëzonte diplomën e universitetit, në degën Inxhinieri Kimie, të punonjësit nga stafi i tij.

Për të plotësuar këtë kusht, Kompani Alko Impex ka dorëzuar diplomën si Inxhinier Kimie të shtetasit kosovar Naim Beqir Pllana. Diploma e paraqitur nga Alko Impex mban këto të dhëna:

“Mitrovicë nr.243, datë 01.06.2000 t2 Universitetit të Prishtinës Fakulteti i Shkencave Natyrore për Zotin Naim Beqir Pllana. Firmosur nga Dekani Prof.Dr. Shefqet Rashani”

Por, Bashkia Kavajë ka kërkuar infromacion për këtë diplomë pranë Universitetit të Prishtinës, i cili përgjigjet se:

“Bazuar në kërkesën tuaj të parashtruar përmes emailit lidhur me verifikimin e vërtetësisë së diplomës në emër të Naim Beqir Pllana, ju informojmë si në vijim.

Në arkivin e Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore nuk figuron kurrfarë dosje me emrin Naim Beqir Pllana.

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nuk ka pasur degë të KIMISË në Mitrovicë dhe asnjëherë nuk e ka pasur dekan prof. Dr. Shefqet Rashanin. Po ashtu në periudhën e shënuar në doplomë si datë e fillimit të studimeve, FSHMN nuk ka pasur program shënuar në diplomë Inxhinier i dipl. i Kimisë. Diploma të cilën kandidati ka prezantuar mund të jetë falsifikuar nga kandidati apo dikush tjetër.

Studenti i lartëpërmendur nuk është i shënuar as në librin e protokollit ku janë të gjitha të dhënat e studentëve të diplomuar.”

Pra, kompania Alko Impex, përveç vlerës financiare dhe afateve kohore, ka falsifikuar dhe diplomën e njërit prej punonjësve.

Ky është rasti i dytë që bëhet publik, që kompania Alko Impex ka falsifikuar diplomën e punonjësve të tij. Më parë, në tendera të Bashkisë Elbasan dhe Tiranë, Alko Impex ka përdorur diplomë të falsifikuar në emër të Zotit Bekim Selmani. Vetë Zoti Selmani, me një deklaratë për median, u distancua nga ky skandal dhe tha se kompania ka përdorur emrin e tij pa dijeni e tij. Ai u shpreh se të dhënat personale dhe diploma e tij janë keqpërdorur nga Alko Impex dhe se do të bëjë denoncimet përkatëse.

Kompania Alko Impex dhe në të paktën dy tendera të të Bashkisë Tiranë me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” të zhvilluara në vitin 2014 dhe në vitin 2017 ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Përveç tenderit në Bashkinë Kavajë, Kompania Alko Impex ka marrë dhe rreth 10, 8 milionë euro të tjerë nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro. Përveç kësaj, vetëm pak ditë më parë kjo kompani ka paraqitur ofertë, me të njëjtat dokumenta për tenderin e hapur nga Bashkia Kamëz për pastrimin e qytetit.

Burimi: Exit.al 

 

Etiketa: Kompania Alko Imexmashtrimettenderi


Ju sugjerojmë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Zbulohet identiteti i personit që dyshohet se porositi vrasjen e Cukut

Zbulohet identiteti i personit që dyshohet se porositi vrasjen e Cukut

Portieri i Atletico Madrid drejt transferimit tek Paris SG

Portieri i Atletico Madrid drejt transferimit tek Paris SG

Shoqata e Arbitrave dënon veprimin e Erjon Braçes

Shoqata e Arbitrave dënon veprimin e Erjon Braçes
















TE FUNDIT

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com