Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk ka qenë prezent në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ditën e sotme ai ka regjistruar emrin për të folur, pasi rrezikon të humbasë mandatin si deputet. Përpos të tjerave, ish-ministri është takuar edhe me kolegët e tij deputetë të Partisë Socialiste. Siç duken edhe nga fotot ai ka shkëmbyer përqafime të ngrohta me disa prej tyre, ndërsa nuk mungojnë as buzëqeshjet e përzemërta.
Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro dhe Mimi Kodheli janë tre prej kolegeve të ish ministrit të cilat kanë shkëmbyer momente të ngrohta me Tahirin.
(Foto: LSA)