Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhen zgjedhjet në PD, Kuvendi mblidhet vetëm për statutin

2018/04/19 at 8:57 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhen zgjedhjet në PD, Kuvendi mblidhet vetëm për statutin

Ekipi drejtues i Partisë Demokratike do të mbetet i pandryshuar, deri në kohën kur të gjithë strukturat në bazën e PD-së të riorganizohen dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, të thërrasë sërish Kuvendin Kombëtar. Ky është vendimi i kryesisë së PD-së, ku edhe u ra dakord që Kuvendi Kombëtar i PD-së, që do të mbahet në 28-29 prill, do të thirret vetëm për të miratuar ndryshimet në statut.

“Ka pasur një keqkuptim për këtë çështjen e zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar në këtë Kuvend, që do të organizohet në 28 prill. Ky propozim është parë si një përpjekje për ta mbyllur partinë, ndërkohë që qëllimi ka qenë për të fituar kohë për procesin e riorganizimit përpara një viti elektoral që kemi përpara”, ka deklaruar Basha.

Në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar në fundjavën e kaluar, grupi politik i punës i mandatuar nga Lulzim Basha prezantoi dokumentin politik për ndryshimin në statutin e PD-së. Dokumenti, pas pesë orë debatesh, me ndryshime të vogla, u miratua. Aktualisht, ky dokument politik i prodhuar nga grupi i punës është marrë në dorë nga Sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso, dhe kreu i Departamentit për Drejtësinë dhe në PD, Gazment Bardhi. Draftstatuti do të kalojë në Këshillin Kombëtar këtë të premte dhe vetëm pasi të marrë miratimin e Këshillit Kombëtar do t’i paraqitet për t’u votuar Kuvendit Kombëtar. Menjëherë pasi të miratohet statuti nga Kuvendi Kombëtar, Partia Demokratike do të nisë procesin e zgjedhjeve në parti. Nëse riorganizimi në degë do të mbyllet deri në muajin qershor, PD pritet të thërrasë në muajin shtator sërish Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Është e drejtë e Këshillit Kombëtar të zgjedhë kryesinë e PD, ku përfshihen nënkryetarët e partisë, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë.

Të kontaktuar nga Gazeta Panorama, anëtarët e grupit të punës, të cilët kanë punuar për përgatitjen e dokumentin politik sqarojnë se më i rëndësishëm se statuti i ri që do të miratohet në PD do të jetë hartimi i një rregulloreje të re në radhët e demokratëve. Rregullorja është parë si një domosdoshmëri në PD, pasi sipas burimeve nga selia blu, në statutin e PD, pavarësisht se jepen garanci dhe krijohen hapësira, sërish ofrojnë vetëm garanci të përgjithshme. Statuti i ri i demokratëve do të japë garanci në nivel parimesh për të gjithë flukset apo grupet në radhët e demokratëve, por zgjidhja më e vërtetë do të jetë fryma se si ky statut do të zbatohet. Grupi i punës për ndryshimet statusore në PD besojnë se garancitë që statuti do të respektohet në vazhdim, do të jetë miratimi i një rregulloreje, e cila do të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

Etiketa: KuvendiPDzgjedhje

Ju sugjerojmë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Para
Kukësi sot në protestë: Lironi vëllezërit tanë!

Kukësi sot në protestë: Lironi vëllezërit tanë!

Rama përkthehet në italisht: Ishte viti 2000, Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot

Rama përkthehet në italisht: Ishte viti 2000, Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot

Emrat/ Ndryshime në kupolën e policisë, shefi “i përgjimeve” dërgohet në Berat

Emrat/ Ndryshime në kupolën e policisë, shefi "i përgjimeve" dërgohet në Berat

TE FUNDIT

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që...

Lexo më shumë

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
8 Tetor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, deklaroi se siguria në gjykatat e vendit mungon në 99% të rasteve. Teksa...

Lexo më shumë

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
8 Tetor, 2025

Në Pallatin e Kongereseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com