Raul Castro po del në pension dhe kubanët shpresojnë së pasardhësi i tij do të jetë më i mirë. Castro i Kubës nuk është aq i neveritshëm sa Kimi i Koresë së Veriut.
Castro-t e kanë terrorizuar botën për herë të fundit në vitin 1962 me sulmet në Bashkimin Sovjetik, ndërsa Kim-ët vazhdojnë ende. Të dy familjet kanë kontrolluar vendet përkatëse me regjime diktatoriale komuniste për dekada me radhë, Kim-ët që nga viti 1948, Castro-t që nga viti 1959, vite që duken të largëta, por popujt janë ende nën regjimin e tyre.
Por të paktën Castros po i bëjnë thirrje për ndalimin e udhëheqjes së vendit dhe partisë nga familjarët e tij dhe ndoshta ky do të jetë i fundit i Castro-ve. Këtë javë Raul Castro, vëllai i Fidel Castro, i cili udhëhoqi revolucionin kuban, do t’ia dorëzojë presidencën dikujt me një mbiemër tjetër dhe jo një familjari të tij. Ky do të jetë një moment i madh dhe i rëndësishëm në historinë e Kubës.
Raul nuk gëzon të njëjtin popullaritet si i vëllai në Kubë. Gjatë gjithë periudhës, që nga marrja e pushtetit ai ka ndjekur besnikërisht të vëllanë dhe ka drejtuar “nën hijen e tij”. Një gjë është e sigurt, Raul nuk ka karizmin për të cilën është aq i njohur i vëllai, Fidel. Raul Castro është president i vendit që prej vitit 2006.
Me daljen në pension të Raul, do të heqë dorë nga përgjegjësia e përditshme për qeverisjen e vendit por ai pritet të mbetet kreu i Partisë Komuniste, institucioni më i fuqishëm prej vitesh.
Zëvendësuesi i tij i mundshëm, thuhet se do të jetë nënkryetari Miguel Diaz-Canel, i të 30-ve.
Ashtu si Kim, regjimi i Kubës i mban qytetarët e tij të varfër dhe të paaftë, shumë kubanë shpresojnë së presidenti i ri do ta ndryshoj këtë.
Diaz-Canel i cili pritet të marrë drejtimi e Kubës, një specialist në fushën e tij, një inxhinier, ka dërguar sinjale të përziera në lidhje me atë nëse ai është një reformator apo një reaksionar. Nëse ai do të vazhdoj të qeverisë si Castro-t apo do të bëjë ndryshime thelbësorë në udhëheqjen dhe qeverisjen e vendit.
Cilido qoftë instikti i tij ai do të ndikohet nga forca që e tërheqin në drejtime të kundërta. Nga njëra anë ekonomia duhet të rritet në qoftë se është për t’u dhënë kubanëve standarde më të mira jetese. Nga ana tjetër, Partia Komuniste është e detyruar të heq dorë nga kontrolli, ose të lejojë ngritjen e një elite që mund të konkurrojë me të.
Në Vietnam dhe më gjerë…
Duhet të bëjë diçka. Ekonomia është e në rënie. Venezuela, e cila subvencionoi Kubën pasi Bashkimi Sovjetik nuk mundi më, e ka zvogëluar mbështetjen. Vlera e importeve është ulur që nga viti 2008. Fermat dhe fabrikat e Kubës prodhojnë pak. Mungesa e karburantit ka çuar në ndërprerjen e transportit. Shteti arrin të ushqejë dhe edukojë kubanë dhe të sigurojë rendin së bashku me një nivel bazë të kujdesit shëndetësor, por jo më shumë se kaq.
Më fleksibël se vëllai i tij Fidel Castro, Raul lejoi sipërmarrësit që t’i futen tregëtisë, nga parukierët e deri tek librarit private.
Rreth 580,000 kubanë, pra 12% e fuqisë punëtore, janë “të vetëpunësuar” në profesionet dhe bizneset e tyre. Ata kanë patur përfitime ekonomike edhe nga turizmi. Por sundimtarët e Kubës janë të frikësuar nga këta të fundit (binzesmenet) dhe nga pabarazia që do të krijohet nëse ato përparojnë. Në gusht, qeveria ndaloi lëshimin e licencave të reja për restorantet dhe hotelet, me sa duket për të luftuar evazionin fiskal.
Nëse Z. Diaz-Canel dëshiron të kryesojë përparimin sesa stanjacionin dhe rënin, ai do të duhet të liberalizojë më tej ekonominë dhe të mbështesë zhvillimin e turizmit në Kubë.
Optimistët mendojnë se Diaz-Canel do të udhëheqë Kubën drejt rrugës së njëjtë me Kinën dhe Vietnamin, ku partitë komuniste liberalizuan ekonominë pa dhënë kontroll politik.
Edhe pse më pak represive se sa ishte, qeveria ende kufizon mediat, i frikëson kritikët dhe nuk toleron asnjë kundërshtim.
Fqinjët e Kubës mund të inkurajojnë ndryshimin, por nuk e detyrojnë atë. Amerika izoloi Kubën për dekada të tëra. Nuk funksionoi. Castro thjesht fajësoi Amerikën, e jo politikat e tyre, për varfërinë e Kubës.
Barack Obama e çliroi embargon ekonomike, duke shpresuar se kontaktet më të ngushta do të nxisnin rritjen ekonomike për dy vendet, kjo i acaroi udhëheqësit në Kubë, por me Donald Trump, ata janë kthyer në zonën e tyre të rehatisë. Ai e ka anuluar pjesërisht hapjen e Barack Obames; në Havanë, Amerika duket përsëri si një dhunuese. Por zoti Trump është mjaft i aftë për t’i dredhur gjërat. Ai së shpejti do të takohet me Kim Jong Un, pse të mos të takohet dhe të rishoh një marrëveshje me Díaz-Canel?/G-Zaimaj. Përshtatur për opinion.al