Çështja e arrestimit të kukësianëve ka shkuar deri në BE. Ka qenë Monika Kryemadhi ajo që bëri të ditur se gjatë takimit të përfaqësuesve të opozitës me zyrtaren e lartë të diplomacisë së BE, Federica Mogherini i është shprehur shqetësimi për mbajtjen në burg të protestuesve.
“I kemi kërkuar miqësisht të ndërhyjë tek Rama për të liruar kukësianët”, tha Kryemadhi gjatë një prononcimi për mediat pas takimit me znj. Mogherini.
“Të gjithë e kanë veshur ngjyrën kuqezi, i vetmi qe nuk e ka veshur këtë fanellë është z.Rama” tha më tej ajo referuar shprehjes së Ramës se “mazhoranca e opozita duhet të bëhen bashkë për integrimin dhe politikanët duhet të veshin fanellën kuqezi”.
Në këtë takim nuk mori pjesë Basha, ndërsa PD u përfaqësua nga Edi Paloka dhe Tritan Shehu.
Video: Deklarata e Kryemadhit, Palokës dhe Shehut pas takimit në zyrat e perfaqesise se BE në Tirane