Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ornela Vorpsi i shkruan Muç Nanos? “U pendova për artistin magjepës Edi Rama”

2018/04/18 at 9:01 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Ornela Vorpsi i shkruan Muç Nanos? “U pendova për artistin magjepës Edi Rama”

Që në krye të herët duhet të themi se këto janë fjalët e vetë analistit dhe jo të piktores/shkrimtares Ornela Vorpsi. Marrë shkas nga deklaratat e fundit që ajo bëri në Tiranë, Muç Nano ka zhvilluar një bisedë surreale me Vorpsin.

I plotë shkrimi i Mustafa Nanos:

Dje, më erdhi një email nga Ornela Vorpsi. Dhe ajo më shkruante:


“I dashur Much, në këtë vendin tënd dhe timin, që ti mund të mendosh se është më shumë i yti sesa i imi, por që në fakt nuk është hiç e thënë të jetë kështu, mund fare mirë që të jetë më shumë i imi sesa i yti, në këtë vendin tonë sidoqoftë, shenja më e parë dalluese është prapambetja. Është një prapambetje që gati-gati të merr frymën. Dhe është e gjithëgjendshme. Kjo do të thotë se ti nuk i ikën dot asaj. Prindërit e mi, por edhe unë në një farë mase, jemi persekutuar nga diktatura komuniste, por këtu persekutorja më e madhe ka qenë, është e do të jetë prapambetja. Një regjim politik vjen dita që vdes, por prapambetja mbetet. Okupatore. Sundimtare. E pamëshirshme.

Pse t’i them këto? Sepse këto ditë kam parë reagime të çuditshme ndaj ca qëndrimeve të mija. Tani, jam dakord, edhe unë e kuptoj se e teprova kur thashë se Edi Rama ka qenë gjeni, se ai magjepsi gjithë Parisin në vitet ’90, se ai po e ngre lart këtë komb, se ai po bën mrekullira si kryeministër. Këto ishin fraza që më dolën në një bisedë të shpenguar me ca gazetarë, nuk është se i besoj vërtet këto gjëra.

OK, ndonjë gjë e besoj, por që Edi Rama magjepsi Parisin jo, sepse rëndom është Parisi ai që magjeps njerëzit dhe jo njerëzit që magjepsin Parisin. Ajo ishte një frazë që unë e lëshova ashtu, siç më erdhi, ndoshta ka qenë thjesht një “ëishful thinking”. Ishte një padjallëzi e imja. Dhe mua nuk më vjen aspak keq. Nuk mund t’i vijë keq askujt për padjallëzitë e veta.

Mirëpo, po vë re se këto fjalë kanë trazuar dynjanë. Dhe unë kam zbuluar një gjë. Nuk janë këto konsiderata të shpenguara të mijat që kanë shkaktuar mërzí te disa njerëz. Jo, nuk ka gjasa të jetë kështu. Është gjëja tjetër që u ka prishur kararin. Është pohimi im se “unë kam dashur një burrë që nuk më ka dashur”. Është pikërisht kjo frazë, që ata i nxjerr nga binarët, që u trondit gjithë qënien. Sepse unë jam gruaja e parë e njohur, e bukur që pata guximin të them në publik që “unë e doja filan fistekun, e ai nuk më donte”. Dhe ata e urrejnë këtë model gruaje. Ky është një model gruaje që “çorodit” shoqërinë, i bën gratë të jenë më të lira, ose absolutisht të lira, dhe kur them “gratë” kam parasysh të gjitha gratë, edhe gratë e tyre, motrat e tyre, ndoshta edhe nënat e tyre, dhe ruajna Zot, vetëm kjo nuk u duhet, nuk është ky rendi i gjërave në kokën e tyre; rendi i gjërave është një tjetër, është ai në të cilin gratë duhet të kenë turp të flasin për përvojat e tyre intime, për sentimentet, të dashurit apo dashnorët, për dobësitë e zemrës së tyre, për trillet e tyre, dhe uf, sikur ta dinit sa trille kemi ne gratë.

Ja, kjo është arsyeja që ua kam heq petllën ca e cave në Tiranë me atë që thashë. Dhe s’e ke idenë sa mirë më vjen që e thashë.”

Si thashë unë? Ky ishte emaili që më erdhi nga Ornela Vorpsi? Bëra shaka. Në fakt, ky ishte e-maili që nuk më erdhi nga Ornela Vorpsi. E që unë nuk do çuditesha po të më vinte. S’ka gjë se nuk njihemi.

Ky ishte monologu im për sonte….

/Mapo

Etiketa: edi ramamonologmustafa nanoornela vorpsi


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Zgjidh një portë dhe zbulo se çfarë ka rezervuar e ardhmja

Zgjidh një portë dhe zbulo se çfarë ka rezervuar e ardhmja

PD në Britani: Negociatat, mesazh se shqiptarët janë pjesë e Europës

PD në Britani: Negociatat, mesazh se shqiptarët janë pjesë e Europës

Kukulla e famshme Barbie ka edhe një mbiemër të cilin me siguri nuk e kishit ditur

Kukulla e famshme Barbie ka edhe një mbiemër të cilin me siguri nuk e kishit ditur
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com