Shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogherini ka mbërritur në Tiranë. Ashtu siç ishte paralajmëruar diplomatja do të darkojë me kryeministrin Rama.
Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.
Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta në orën 09:20.
Po ashtu do të ketë dhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.