Skuadra e Tomorrit ka dërguar ditën e sotme një kërkesë drejt FSHF për titullin kampion të sezonit 1999-2000.
“Berati Tv” ka siguruar letrën e dërguar nga Bashkia Berat drejt FSHF ku kërkohet informacion për rregulloren e sezonit 1999-2000 dhe nga drejtuesit e klubit është ngritur një grup pune juridik që po shqyrton faktet për nisjen e një procesi gjyqësor në Shqipëri dhe kërkon të kthej në Berat titullin kampion të atij sezoni.
Në sezonin 1999-2000 skuadra e Beratit kryesonte renditjen me pikë të barabarta me Tiranës, por fituese shpallej skuadra që kishte grumbulluar më shumë pikë në ndeshje direkte, ku kështu titulli i takonte Tomorrit.
Kjo gjë nuk ndodhi dhe dhe për këtë u përcaktua të zhvillohej një ndeshje shtesë ku këto skuadra do të përballeshin bashkë për të caktuar se cila skuadër do të merrtë titullin kampion.
Ndeshja finale u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 edhe pas kohës shtesë dhe ishin penalltitë ato që shpallën kampionen e re të Shqipërisë, Tiranën.
Në Berat në këtyo 18 vite është gjithmonë është folur për ‘’vjedhje’’të titullit kampion skuadrës së Tomorrit.